GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkëshorti u kap me drogë/ Merita Kajmaku 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëshorti u kap me drogë/ Merita Kajmaku 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familja Kajmaku duket se është e tëra e përfshirë në afera korruptive, ndryshe nuk shpjegohen dot pasuria që zotërojnë. Ish kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Arrestimi nga autoritetet italiane e bën Kajmakun dhe të afërmit e tij automatikisht subjekt të ligjit anti-mafia, për verifikimin e pasurive nëse janë produkt i aktiviteteve të paligjshme apo me burime të ligjshme. Kështu, automatikisht kanë filluar hetimet për veprimtaritë e tyre, bizneset, lidhjet që kanë dhe gjithashtu pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.  Vetëm nga kërkimet qe janë bërë për gruan e tij Merita Kajmaku është zbuluar një pasuri e dyshimtë.

Bashkëshortja e Agim Kajmakut, Merita Kajmaku, përpos të tjerave deklaron në vitin 2019 rreth 1.9 milionë USD, në formë obligacionesh në banka, me burim të pretenduar kursime familjare si dhe të ardhura nga biznesi. Kjo është deklarata e parë dhe e fundit, pasi Kajmaku u shkarkua disa muaj pasi u zgjodh kryebashkiak i Vorës.

Merita Kajmaku deklaron edhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 114 m2 si dhe dy garazhe, me  vlerë 128 mijë euro. Si burim të kësaj pasurie deklaron kursime familjare dhe të ardhura nga biznesi. Me të ardhura nga biznesi, Merita Kajmaku i referohet kompanisë ‘A.M.E 2020’, me objekt prodhim, rritje dhe tregtim të farërave, luleve, fidanëve, pemëve të ndryshme etj. Kompania është themeluar në vitin 2008 me kapital 100 mijë lekë, ku 49 % të aksioneve i kishte Agim Kajmaku dhe 51 % Merita Kajmaku.

Në korrik të vitit 2019, para se të merrte mandatin si kryebashkiak, Agim Kajmaku ia shet 49 % të aksioneve bashkëshortes së tij për 100 mijë USD. Ndërkaq, vetë Agim Kajmaku deklaron një ndërtese dykatëshe me sipërfaqe 92 m2  dhe truall me sipërfaqe 300 m2 në Vorë, me vlerë 37 mijë USD,  tokë arë me sipërfaqe 5 875 m2 në Vorë me vlerë rreth 33 mijë USD, apartament 72.2 m2 në Kavajë me vlerë rreth 23 mijë USD,

Ndërtesë 346.5 m2 dhe truall 2 100 m2 deklaruar në vlerë 1 000 000 lekë ose 10 mijë USD, por që dyshohet se ka një vlerë qindra mijëra USD. Gjithashtu, Agim Kajmaku deklaron llogari bankare 192 mijë euro si dhe 6.1 milionë lekë ose rreth 60 mijë USD. Deklaron edhe një makinë Audi Q7 me vlerë 35 mijë euro.

Të gjitha këto pasuri, Agim Kajmaku thotë se i ka krijuar nga kursimet familjare si dhe nga të ardhurat nga biznesit, pra nga kompania Kajmaku, me emër të ndryshuar në A.M.E 2020. A mund të që kjo kompani të ketë gjeneruar fitime në vlerë miliona euro? Përgjigja u mbetet organeve ligjzbatuese shqiptare.

 

Etiketa: aferaAgim KajmakuarrestdrogeKryesore1Merita KajmakupasuriVjedhje

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Para
“Kjo verë s’do na gjejë beqar”/ Pas kësaj deklarate, ja çfarë i bashkoi Mozzikun dhe Loredanën

“Kjo verë s’do na gjejë beqar”/ Pas kësaj deklarate, ja çfarë i bashkoi Mozzikun dhe Loredanën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com