GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Bashkësitë Politike Evropiane”, nisma e re e Francës që përfshin edhe vendet joanëtare të BE-së

14:28 - 15/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Francë, VOA: Fitorja e Macron mund të ndikojë në rezultatin e luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Franca ka prezantuar te vendet anëtare të bashkimit europian një “non-paper”, i cili në gjuhën e institucioneve evropiane, është një dokument joformal, që po prezantohet në bisedime të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kundërshtuar.

Dokumenti lidhur me Bashkësinë Politike Evropiane është dërguar në prag të një takimi të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Bruksel javën e ardhshme, më saktësisht më 23 qershor.

Në të njëjtën ditë do të mblidhet edhe Këshilli Evropian, i cili do të ketë si temë zgjerimin e BE-së. Në draftin e saj Franca thekson se Bashkësia Politike Evropiane do të jetë e hapur për shtete evropiane që ndajnë vlerat demokratike, pa marrë parasysh a janë apo jo anëtare të Bashkimit Evropian dhe pa marrë parasysh natyrën e raporteve të tyre me Bashkimin Evropian.

Franca argumenton se një Bashkësi Politike Evropiane nuk do ta zëvendësonte Këshillin e Evropës apo Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), apo raportet transatlantike. Por, thotë ajo, “sot ne nuk kemi një forum evropian të paspecializuar që do t’i bashkonte të gjithë anëtarët e familjes evropiane në mënyrë të barabartë dhe në frymën e unitetit të kontinentit tonë”.

Sipas Francës, të gjitha kornizat multilaterale do të mbeten, por duhet të krijohet një sens i unitetit. Franca e mendon Bashkësinë Politike Evropiane si një bashkësi, e cila do të forconte lidhjet politike, ekonomike, kulturore dhe të sigurisë mes anëtarëve të saj. Franca thotë se Bashkësia Politike Evropiane nuk do të jetë alternativë e anëtarësimit në BE dhe nuk do të jetë zëvendësim për procesin e zgjerimit.

Sipas planit të Francës, Bashkësia Politike Evropiane do ta kishte një formë të “strukturës së lehtë legale”, me kapacitetet të marrjes së vendimeve, duke respektuar autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian dhe secilit vend anëtarë që përbën bashkësinë. Takimet në kuadër të Bashkësisë Politike Evropiane do të zhvilloheshin disa herë në vit, në nivele të shefave të shteteve apo të ministrave.

Krahas Francës, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kishte propozuar një ide të ngjashme, por ai e kishte emërtuar atë si “Bashkësi Gjeopolitike Evropiane”. Franca në fund të këtij muaji përfundon kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa nga 1 korriku deri në fund të vitit këtë rol do ta ketë Çekia

 

Etiketa: anetare. BEBashkesiteevropianeFrancanismaPolitikevendet

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Kombëtarja U-17/ Trajneri Bulku fton 24 lojtarë për miqësoret ndaj Kosovës

Kombëtarja U-17/ Trajneri Bulku fton 24 lojtarë për miqësoret ndaj Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com