Gjatë “Prezantimi i analizës së Performancës së Qeverisjes Vendore për vitin 2022”, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se në vitin 2022 katër bashki janë në vështirësi financiare, ndërsa 8 të tjera janë bashki me probleme financiare.
“Ka filluar një proces të konsultimit publik, i cili synon të ndryshojë ligjin mbi taksën e pasurisë. Ka filluar që në fillim të këtij viti, synojmë që brenda vitit të miratojmë ligjin. Synohet që nëpërmjet këtij ligji të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë, pra që do të ndikojë ndjeshëm në të ardhurat e bashkive.
Ne do të mendojmë gjatë këtij viti, bashkë me donatorët një skemë të re e cila do të incentivojë bashkitë që kanë performancë më të mirë duke ekspozuar bashkitë që kanë perfomancë më të dobët.
Dua të ritheksojë edhe njëherë rëndësinë e reformës mbi taksën e pronës. Është një taksë që ka një potencialë shumë të madh mbledhje dhe një potencial shumë të madh të rritjes së të ardhurave të bashkive dhe të rritjes së kapacitetit të bashkive për të investuar.
Synohet që taksat për banesat të hyjnë në fuqi në 2026 ndërsa për tokat bujqësore në 2028. Nëpërmjet këtij ligji ne do të duam që tashmë taksa mbi pasurinë të vlerësohet mbi vlerën reale dhe jo mbi çmimet e referencës. Do të duhet një angazhim më i madh i të gjitha bashkive me qëllim bashkëpunimin, zbatimin e ligjit që do të miratohet por me qëllim mbledhjen e taksës në të gjithë vendin”.
Ministrja shtoi se gjatë vitit 2023 do të bëhen ndryshime edhe sa i përket mënyrës së si do të llogaritet performanca financiare e bashkive.
“Nëse deri këtë vit, ne performancnën financiare e llogarisnim bazuar në planin e buxhetit, tashmë do të analizohet bazuar në faktin e shpenzimeve dhe të ardhurave. Kjo do të implikojë disa ndryshime në performancën që kanë bashkitë sot pasi diferenca mes planit dhe faktit është e ndjeshme. Që do të thotë se secili prej jush do të duhet të marrë masa të rëndësishme gjatë vitit me qëllim zbatimin e planifikimit që bëni”.
Krahasuar ne vitin 2021 ka një përmirësim në menaxhimin e bashkive.
“Nëse vjen në raportin e paraqitur në kishim 10 bashki me probleme financiare, sot ne kemi tetë bashki me probleme financiare.
Nëse vjet kishim shtatë bashki me vështirësi financiare, sot kemi katër të tilla.
Sipas bashkive reduktimi i stokut të detyrimeve të prapambetura nga viti 2022 në vitin 2021, ne kemi pasur disa bashki që e kanë reduktuar stokun me më shumë 10%, posaçërisht Belshi, Malësia e Madhe, Roskoveci, Kuçova, Lezha, Konispoli dhe Poliçani, gjithashtu dhe Vora kanë ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura se 10%. Dy nga këto bashki, Poliçani vijon të jetë në probleme financiare dhe Vora vijon të jetë me vështirësi financiare”.
Disa bashki të tjera e kanë reduktuar stokun nga 5 deri në 10%.
“Ndryshimi ligjor që ne kemi miratuar synon të vë disa kushtëzime për bashkitë, ku ato bashki kanë detyrime të prapambetura dhe kanë një buxhet i cili ende nuk është i alookuar, do të jenë të detyruar që një pjesë të këtij buxheti ta kalojnë detyrimisht për të paguar detyrimet e prapambetura apo për të paguar nënhuatë e garantuara nga qeveria, të cilat aktualisht paguhen nga qeveria”./monitor
Discussion about this post