GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Kaos prej vitesh në Bashkinë e Tiranës’, Alimehmeti: Për sa kohë janë Rama dhe Veliaj, problemet nuk zgjidhen

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Alimehmeti: Hetimi i SPAK ndaj Erion Veliajt, dosja e turpit të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Alimehmeti, deklaroi se kaosi në Bashkinë e Tiranës nuk është krijuar pas arrestimit të Erion Veliajt, por ka ekzistuar prej vitesh.

Alimehmeti tha se prej një viti e gjysmë Bashkia e Tiranës funksionon në një situatë të paligjshme, duke ngritur pikëpyetje mbi delegimet dhe autoritetin e drejtuesve të saj.

Ai u shpreh se mungesa e dokumenteve që përcaktojnë kompetencat e drejtuesve ka sjellë një situatë ku “nga i pari te i fundit” nuk ka persona me fuqi të qartë firmosëse.

Alimehmeti e cilësoi situatën si “mbyllje të një bashkie”, duke theksuar se problemet administrative po prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe shërbimet publike.

Ai tha se zgjidhja nuk është vazhdimi i përplasjes politike rreth Veliajt, por mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

“Bëhen zgjedhjet e parakohshme, mbyllet kjo punë, mbyllet kjo histori”, u shpreh Alimehmeti, ndërsa shtoi se për sa kohë në këtë situatë mbeten Erion Veliaj dhe Edi Rama, problemet e Bashkisë së Tiranës nuk mund të zgjidhen.

Deklarata:

I qartë kaosi që tashti është në sipërfaqe dhe është e dukshme të gjithë, në fakt ky kaos aty është me vite. Kaos me vite që kur Erion Veliaj ishte jashtë, mos kujtojmë neve që tashti që hyri brenda ky dhe tashti kaosi u krijua mbrapa. Kaosi ishte që përpara, por thjesht i përfitonte ky nga abuzimet e këtij. Për fund fare, për njerëzit asgjë nuk vinte. E njëjta gjë dhe kjo.

U arrestuan me radhë e me radhë, pra duket situata sikur tashti vjen ky shpëtimtari dhe këtë kaosin do ta ndajë. Që kur u arrestua për gjërat që kishte bërë vetë, qe ky diskutim: Kush ishte kryetari i komanduar? I deleguari i emëruar? Vëreni emrin sa të duash. Dhe ju patë shumë qartë se si erdhi Rama dhe mori pushtetin vendor dhe Bashkinë e kryeqytetit. Doli aty në shesh, i mblodhi të gjithë punonjësit, nga i pari tek i fundit, dhe Ristani i uroi mirëseardhjen, rikthimin e kryetarit të bashkisë. Pra, shumë qartë ia vuri emrin ashtu siç duhet. Ai emëroi Ristanin, më pas emëroi Sara Goxhajn… Goxhaj, më duket, e kishte, kjo kryetarja treditore. Dhe kurrë nuk u pa shkresa e riemërimit dhe delegimit të Ristanit më mbrapa. Dhe për këtë ne kemi diskutuar mjaftueshëm, përgjatë gjithë këtij viti e gjysmë ne kemi kërkuar këtë shkresë dhe kjo shkresë s’ka dalë kurrë. Derisa dhe në mbledhjen e buxhetit për vitin 2026, për buxhetin e Tiranës, 415 milionë euro, Këshillit Bashkiak. Përgjigjja e saj ishte mbresëlënëse: “S’kam autoritet”, tha, “për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje”. Pra, në qoftë se s’ka autoritetin për këtë, pra kjo ishte qartë, shumë kohë më përpara. E tashti, kjo situatë këtu që na vjen me shkarkimet e saj, pra gjithmonë kryetari i bashkisë ka të drejtën të shkarkojë dhe të emërojë nënkryetarët, gjithmonë kryetari i bashkisë ka të drejtën të delegojë kë të dojë ai dhe çfarë fuqie të dojë te secili prej nënkryetarëve përkatës, por duhet të ketë shkresën. Pa këtë lloj shkrese dhe pa fuqitë, çfarë i ke deleguar, nuk ka asgjë. Tashti harrojmë ne një element, që ne jetojmë në këtë botën surreale ku kemi një kryetar bashkie në burg prej një viti e gjysmë.

Që nuk jep… se kjo do të ishte rruga e duhur, pra po të më pyesësh se si zgjidhet kjo gjë, kjo është zgjidhja.

Bëhen zgjedhjet e parakohshme, mbyllet kjo punë, mbyllet kjo histori.

Ndërhyn Gjykata Kushtetuese tani, mirë apo keq, neve do zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën, pavarësisht çdo qëndrimi personal që mund të kemi në këtë drejtim. Dhe nga ky aspekt sot u kujtuan. Tashti pyetja e madhe është pse u kujtuan sot? Se aty ishte, një vit e gjysmë me këto andralla ishin.

Ndokushi, pati një vendim Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi rikthimin e tij në detyrë dhe vendosi që Ristani e ka larguar në mënyrë të padrejtë e me radhë, dhe deri sot vazhdonte ky Sekretari i Përgjithshëm tjetër. Gjykata e ka vendosur që në gjysmë të korrikut.

Unë nuk merrem… në qoftë se do qëndrojmë te e drejta, as Veliaj, as Edi Rama s’duhet të ishin më aty. Sepse ato lojërat që po e bëjnë, lojë politike, financiare, juridike njëri me tjetrin, është vetëm për interesat e njërit dhe tjetrit, luftë brenda llojit, presion brenda llojit.

Po ndërkohë që harrohet e gjitha që tani kjo është një kurriz të gjithëve ne. Pavarësisht, duam njërin, s’duam tjetrin, apo janë njerëz që thjesht jetojnë në Tiranë dhe nuk merren fare me këtë punë, kjo i prek të gjithëve. Sepse mbyllja e një bashkie, se kjo është mbyllja e një bashkie, se s’din as kujt t’i drejtosh një shkresë… nuk funksionon tani bashkia e Tiranës. Nuk funksionon. Nuk ka funksion.

Dhe ne e pamë në mbledhjen e fundit të korrikut. Pra, ne jemi në shtator dhe ne e thamë shumë qartë në korrik. Kishte aty një nënkryetare të padeleguar, kishte aty një Sekretar të Përgjithshëm që nuk ishte Sekretari i Përgjithshëm, kishte aty akte të cilat nuk kishin kaluar nga drejtoritë përkatëse, kështu që nga ky aspekt nuk funksionon. Dhe çfarë ndodh? Në këtë moment këtu, ne kemi një situatë të veçantë të vitit, se është rifillimi i vitit, pra mbas mbarimit të pushimeve, rifillon jeta qytetare, arsimore, shkollore, ekonomike e çfarëdoni ju. Do hapen shkollat, çerdhet, kopshtet për pak ditë. Dhe nuk ke njeri që të rrijë sipër kësaj pune. Patëm një kaos me transportin publik, ato bënë lajmërimin që më 13 gusht që do ta bënin këtë gjë dhe nuk ka asnjë dikush kush të merret. Pse? Se të gjithë aty janë jo legjitim. Nga i pari te i fundit. Asnjë prej tyre nuk ka fuqi firmosëse.

Fakti që i shkojnë aty për të mbajtur një pozicion që s’u takon, që këtu tregojnë shkelje, dhe deri këtu ua ka mbajtur atyre. Pra, sa kanë pasur një ombrellë aty nga mbrapa shpatullave që i ka mbrojtur. Tashti që ajo ombrellë është hequr, atëherë tashti nuk i mban. Pse s’ia mbajti gjithë vitin e gjysmë të kaluar? Çështja është që na e zgjidhi punën neve këto diskutimet që ky ka këtë hall me të.

Ishte po me këto halle kur ishte jashtë. Ka qenë dhe i lirë, domethënë. Kështu ka qenë, thjesht do na rikthehet kjo fasada mediatike që mbulon gjithë këtë histori. Do zgjidhen problemet në qoftë se ai del jashtë? Pra, investimet që s’u bënë, do bëhen? Pra, do shfaqet nga hiçi inceneratori, për shembull? Do shfaqet nga hiçi përpunimi i ujërave të zeza? Do shfaqet nga hiçi elementë të tjerë.

Hapësirave publike e të tjera e të tjera. Do na dalin shkolla dhe kopshte e çerdhe atje ku s’ka, se doli ky? S’kanë për t’u zgjidhur problemet. Dhe kujtoj edhe një diçka: nga pikëpamja administrative nuk e zgjidh dot problemin tek hallka e zinxhirit që shkakton problemin. Problemin e ka shkaktuar për arsye politike, juridike, sociale, abuzuese Edi Rama dhe Erion Veliaj, këta të dy. E për sa kohë të jenë këta të dy, nuk ka si të zgjidhet, si Brenda dhe si jashtë. Duhet nga ky pozicion një orë e më parë këta të mos jenë më.

 

 

Etiketa: alimehmetiRamaVeliaj

Lajme të lidhura

Pasi vetë i ka mbyllur veshët për shqetësimet e qytetarëve, Rama u ‘kthehet’ të tijve: Dëgjoni hallet e njerezve
Aktualitet

Pasi vetë i ka mbyllur veshët për shqetësimet e qytetarëve, Rama u ‘kthehet’ të tijve: Dëgjoni hallet e njerezve

11:05 - 03/09/26
Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“:  Do zgjidhë hallet e qytetarëve
Aktualitet

Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“: Do zgjidhë hallet e qytetarëve

10:34 - 03/09/26
Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti
Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

10:16 - 03/09/26
Para
Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“:  Do zgjidhë hallet e qytetarëve

Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“: Do zgjidhë hallet e qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi vetë i ka mbyllur veshët për shqetësimet e qytetarëve, Rama u ‘kthehet’ të tijve: Dëgjoni hallet e njerezve
Aktualitet

Pasi vetë i ka mbyllur veshët për shqetësimet e qytetarëve, Rama u ‘kthehet’ të tijve: Dëgjoni hallet e njerezve

11:05 - 03/09/26

Deklaratat e kryeministrit shqiptar nuk kanë fund për nga çuditë ! Sot, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe...

Lexo më shumë
Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“:  Do zgjidhë hallet e qytetarëve

Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“: Do zgjidhë hallet e qytetarëve

10:34 - 03/09/26
Alimehmeti: Hetimi i SPAK ndaj Erion Veliajt, dosja e turpit të Tiranës

‘Kaos prej vitesh në Bashkinë e Tiranës’, Alimehmeti: Për sa kohë janë Rama dhe Veliaj, problemet nuk zgjidhen

10:17 - 03/09/26
Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

10:16 - 03/09/26
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)

09:22 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com