GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia Dibër bën tenderin 140 milionë lekë, me vetëm një konkurrent

18:13 - 29/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia Dibër bën tenderin 140 milionë lekë, me vetëm një konkurrent
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Dibër përdor metodën e bërjes së tenderave me vetëm një operator ekonomik, duke mos respektuar garën dhe konkurrencën në procedura që janë disa milionë lekëshe. Bashkia Dibër ka shpallur fituesin e një tenderi kohëzgjatja e të cilit do të jetë 42 ditë që nga dita e lidhjes së kontratës. Bëhet fjalë për tenderin me numë reference REF-12548-11-23-2021, që ka si objekt sistemimin dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Majtarë e Poshtme, në Dibër. Ky tender me fond limit  13.989.021 lekë pa TVSH ose 140 milionë të vjetra është fituar nga operatori Selami Sh.P.K, që në fakt rezulton i vetmi konkurrues në këtë tender.

Tenderi në fjalë është cilësuar me “red flag”, kjo për shkak të mungesës së konkurrencës, pasi operatori fitues është i vetmi që ka paraqitur ofertë dhe rrjedhimisht ka fituar garën për asfaltimin.mirëmbajtjen e një rruge fshati, duke iu akorduar shuma prej 130 milionë lekë të vjetra. Por ky nuk është tenderi i vetëm i klasifikuar me ‘red flag’ për këtë operator. Bashkia Dibër, nën drejtimin e Shkëlqim Murrjas ka shpallur fitues pa garë operatorin Selami sh.p.k në tenderat mëposhtë:

Tenderi me numër reference REF-36793-09-23-2019, që ka si objekt ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare në fshatin Kërçisht, Dibër i është dhënë pa garë subjektit në garë, duke skualifikuar nga gara të gjithë konkurruesit e tjerë, ndërsa fondi limit i këtij tenderi është 44 552 166 lekë të reja ose rreth 450 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë saga e tenderave pa garë për operatorin Selami sh.p.k vijon dhe në Bashkinë Bulqizë nën drejtimin e Lefter Allës. Bëhet fjalë për të paktën tre tendera në shkelje të plotë të ligjit të konkurencës.

Etiketa: abuzimBashkia Diberkryesore2tender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Tronditet Greqia, tjetër tërmet i fuqishëm në Kretë

Tronditet Greqia, tjetër tërmet i fuqishëm në Kretë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com