GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia e Shkodrës “ngec” me tenderin 3,4 mln euro/ Kërkohet anulimi për herë të tretë

19:08 - 06/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia e Shkodrës “ngec” me tenderin 3,4 mln euro/ Kërkohet anulimi për herë të tretë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Shkodrës vazhdon të ketë probleme me tenderin e pastrimit të zonës qendrore të qytetit sepse tenderi i fundit me vlerën 4,2 miliardë lekë të vjetra pa TVSH ka probleme sipas kompanisë “Eco Empire” shpk e cila ka bërë ankesë për herë të tretë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Ankesa e kompanisë në fjalë lidhet me vlerën që ka tenderi sepse përllogaritjet e zërave të kontratës duhen bërë duke u bazuar tek ligji duke nënkuptuar shkelje ligjore nga bashkia Shkodër.

Gjithashtu kompania kundërshton vendimin që e përjashton nga tenderi duke i hequr të drejtën për të garuar si dhe kërkon të rrëzohet vendimi që kualifikon kompanitë e tjera. “Eco Empire” shpk kërkon masa administrative për këto veprime për bashkinë e Shkodrës  dhe nuk e ka herën e parë që bën ankesë për tenderin maratonë të shërbim pastrimi të zonës qendrore të Shkodrës.

Në 20 Tetor 2021, kjo kompani bëri ankesë për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertës duke kërkuar rishikimin e vlerës dhe kushtet për të njëjtin tender por me vlerë më të madhe 6 miliardë lekë të vjetra pa TVSH. Edhe në këtë rast “Eco Empire” shpk kërkonte modifikimin e dokumentave duke u bazuar tek ligjet sepse procedura e prokurimit ishte e parregullt.

KPP-ja i dha të drejtë kompanisë duke vendosur të anullojë tenderin e bashkisë e cila në atë kohë drejtohesh nga Voltana Ademi si dhe udhëzoi bashkinë të kishte parasysh vërejtjet për procedurat.

Por kryetarja e bashkisë Voltana Ademi nuk i mori seriozisht konstatimet e Komisionit të Prokurimeve Publike dhe tenderi i pastrimit të qytetit i shpallur në 17 Janar 2022 u shfaq përsëri me probleme. Edhe pse vlera e fondit limit u zvogëlua në vlerën 4,2 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, e njëjta kompani bëri ankesë tek KPP-ja duke kërkuar anulimin e tenderit dhe rishikimin e dokumentave për vlerën e fondit limit nëpërmjet vlerësimit të një eksperti.

Në datën 10 Shkurt KPP-ja pranoi ankesën e kompanisë “Eco Empire” shpk duke anuluar tenderin dhe udhëzoi përsëri bashkinë e Shkodrës të ketë parasysh konstatimet përsa i përket dokumentave.

Mesa duket problemet nuk kanë fund për bashkinë e Shkodrës e cila ka qënë vazhdimisht në vëmendje për procedurat e dyshimta të prokurimit gjatë kohës që ka qënë kryetare Voltana Ademi. Bashkia e Shkodrës ka qënë e dyta në renditjen e Open Data Albania përsa i përket tenderave me flamuj të kuq pas bashkisë së Tiranës. Gjatë kohës së Voltana Ademit u organizuan 305 tendera me flamuj të kuq të cilët mbartin dyshime të forta për korrupsion dhe favorizime sipas Open Data dhe vlera e këtyre tenderave përllogaritet rreth 17,5 milionë euro ose 21 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

 

Etiketa: AnulimiBashkia Shkodereco empire shpkkryesore2tender 4 miliard leketender pastrimi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Do ta votonte PS Lulzim Bashën për President? Rama: Nëse Berisha…

Do ta votonte PS Lulzim Bashën për President? Rama: Nëse Berisha...

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com