GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia Elbasan i fal tenderin kompanisë për t’i mbyllur gojën, 2 mln lekë për barriera rrugësh

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia Elbasan i fal tenderin kompanisë për t’i mbyllur gojën, 2 mln lekë për barriera rrugësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Elbasan është institucioni i radhës që ka abuzuar me tenderët për të vjedhur nga taksapaguesit shqiptarë dhe për të mbuluar shkeljet e qeverisë. Bëhet fjalë për një tender me objekt “barriera rrugore mbrojtëse” dhe skandaloz është fakti që bashkia ka menduar të shpenzojë 2 milionë lekë për këtë shërbim të lirë. Madje sikur të mos mjaftonte fakti se vlera e vendosur në fond limit është e super e lartë dhe po keqpërdoren fondet e qytetarëve, kryetari i bashkisë Gledian Llatja ka realizuar tenderin në shkelje të ligjit.

Së pari ka zhvilluar këtë tender vetëm me një ofertues, kur në fakt për këto raste ligji për prokurimin kërkon anulimin e tenderit. Shkelja tjetër është se kompania fituese, “Avduli” sh.p.k, ka paraqitur ofertë me vlerën sa 99% e fondit limit, rreth 2. 383. 825,00 lekë.  Ndërsa ligji kërkon që të merren parasysh ofertat më të lira.  Kështu duket qartë që ky tender është abuziv dhe prandaj renditet tek kontratat me flamur të kuq, pasi lë hapësira për abuzim dhe cenim konkurrence.

Pse u fal tenderi?

Gjetjet e më sipërmes tregojnë se hapur se ky tender i është falur  pa asnjë lloj pengese dhe në shkelje të ligjit kompanisë Avduli” sh.p.k. Nga kërkimet që ka bërë Gijotina.com tregohet se ky tender nuk i është dhënë kompanisë në fjalë thjeshtë si një dhuratë, ku sigurisht përfitona pjesën e tij edhe kryetari i Bashkisë Elbasan, por për faktin se ky i fundit duhet të mbulojë shkeljet e tjera që bënë qeveria dhe kolegët e tij, të cilat shpesh herë ishin denoncuar nga kompania “Avduli” sh.p.k.

Le t’ia nisim me skandalin e ish-kryebashkikut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për abuzmin me tendera për kanalet vaditës.  Ndërmarrja e Pasurive Publike Lushnje ka hapur në maj të vitit 2019 procedurën për rehabilimitin e kanalit ujitës në njësinë administrative Krutje me fond limit 15 milionë lekë. Në garë morën pjesë 5 subjekte, 4 prej të cilave u skualifikuan duke lënë vetëm kompaninë Euro-Alb shpk me ofertën më të lartë prej 14.7 milionë lekësh. Ky vendim është kundërshtuar operatori “Avduli” për probleme me kamioncinat dhe ankimimi ka përfunduar deri në dyert e Komisionit të Prokurimit Publik.  Pra këtu doli për herë të parë  në skenë kjo kompani, si ankimuese ndaj miqve të qeverisë.

Rasti i dytë që ka denoncuar kjo kompani ka qenë sërish ndaj Bashkisë Lushnje. Bëhet fjalë për tenderin me objekt pastrimi i kanalit në fshatin Bishqem. Bashkia ka skualifikuar subjektet që dhanë vlerën më të ulët, teksa prokurimi u ankimua edhe me kërkesën për ndjekje penale. Në garë kanë marrë pjesë dy kompani me ofertë më të ulët se Euroalb sh.p.k, por ato janë skualifikuar. Vendimi ka bërë që kompania Avdyli dhe Bahas sh.p.k të dorëzojnë ankimim duke shprehur shqetësimin për një sërë situatash

Rasti i tretë ka qenë në dhjetor të vitit që lamë pas, për një tender nga Bashkia Kolonjë, për ngritjen e një ferme organike 86 hektarë me arrorë dhe lajthi. . Për këtë procedurë fitues është shpallur kompania Albgarden por në Komisionin e Prokurimit Publik është ankuar operatori tjetër “Avduli  shpk i cili kundërshton vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Pra si duket me urdhër nga lartë, tenderi i pari që doli tani në garë me vlerë të konsiderueshme iu dha kësaj kompanie, si një dhuratë për të mos bërë më ankesa, sepse kështu i “prish punë” qeverisë në aferat me tenderët. E.H/ Gijotina.com/

 

Etiketa: afereBashkia Elbasankryesore2tender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Ekstradim drejt Kosovës/ Arrestohet 33 vjeçari në Tropojë, shiste lëndë narkotike

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë/ Identifikohet autori, kishte dalë nga burgu… (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26

Vijojnë aksidentet rrugore në Durrës. Një 28-vjeçar që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet të drejtuar nga dy...

Lexo më shumë
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com