GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia Elbasan jep 7 mln lekë për një kalçeto, shpall fituese kompaninë problematike

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia Elbasan jep 7 mln lekë për një kalçeto, shpall fituese kompaninë problematike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Elbasan renditet si institucioni i dytë pas Bashkisë Tiranë për numrin e tenderëve pa garë. Së fundmi kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja ka gjetur një tender përmes të cilit mund të vjedh lehtë miliona para, duke ndihmuar paralelisht edhe miqtë e tij. Në datën 9 të këtij muaji, Llataj ka shpallur fituese kompaninë  “Blerimi” sh.p.k për tenderin  me objekt Rikonstruksion i fushës së minikalcetos dhe rrethimi me kangjella i murit verior i kompleksit sportiv “Shefqet Lamcja”.  Llataj jo vetëm që ka vendosur një vlerë tepër të lartë për këtë shërbim, mbi 7 milionë lekë, por e ka dhënë atë pa garë, pasi ka skualifikuar njëra pas tjetrës 4 kompani të tjera, me justifikime dhe argumente të pabazuar në ligj.

Fitoi kompania më e shtrenjtë

Shkelja e parë me këtë tender është fakti që është shpallur fituesin pa patur konkurrencë. Por, Llataj nuk u ndal me kaq shkeli dhe një tjetër pikë të ligjit për prokurimet, duke i dhënë tenderin kompanisë që paraqiti ofertën më të lartë. Vetë dokumenti i tenderit tregon se “Blerimi sh.p.k” ka dhënë ofertën me 7 milionë lekë, pra vetëm 200 mijë lekë më pak se fondi limit dhe doli fituese.

Ndërsa “Avduli” sh.p.k u skualifikua me justifikimin se nuk paraqiti në kohë dokumentet, por kjo kompanië kishte ofertën me  6,345,611lekë, kompania “Fled” sh.p.k. paraqiti ofertën me vlerë 6,181,174 dhe kompania Sark” sh.p.k pati ofertën me fond 6,250,336 lekë. Pra këto fakte tregojnë se të  gjitha konkurruesit e tjerë kanë paraqitur oferta me gati 2 milionë lekë më pak se kompania fituese. Por, qeverisë nuk i bëjnë përshtypje këto shkelje, mjafton që ashtu vendosi Llataj.

Skandalet e “Blerimi sh.p.k”

“Blerimi sh.p.k” nuk e ka për herë të parë që përfiton tender pa garë, për shërbime kaq  të pavlershme. Me sa duket kryetari i Bashkisë Elbasan e ka përzemër këtë kompani, pasi edhe një vit më parë ka skualifikuar konkurruesit e tjerë dhe shpalli fituese pa konkurrim “Blerimi sh.p.k”.  Ky tender është dhënë në 2020 me subjekt “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan” dhe kapte vlerat e 162 milionë lekëve.  Ndërsa në 2018, “Blerimi sh.p.k”  është përjashtuar nga një garë pasi kishte probleme të theksuara me dokumentacionin, pasi marrëveshjet e dorëzuar i kishte të pa noterizuara. Pra me sa duket,  kompania në fjalë i ka ‘kërkuar llogari” Bashkisë Elbasan pse nuk i dha tenderin dhe për të shlyer këtë ‘gabim’ Llataj çdo vit i fal tendera marramendëse kompanisë mike.

E.H/gijotina.com/

Etiketa: Elbasangarekryesore2redflagtender

Lajme të lidhura

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
I censuroi gjoksin, Madonna nuk e pret mirë veprimin e Instagram-it

I censuroi gjoksin, Madonna nuk e pret mirë veprimin e Instagram-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com