GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia në borxhe, Salla i dhuron 67 MLN lekë Gegës që t’i mbush makinën me naftë

14:35 - 20/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia në borxhe, Salla i dhuron 67 MLN lekë Gegës që t’i mbush makinën me naftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpërdorime dhe korrupsion me fondet në bashkinë e vogël të Cerrikut. Në vitin 2023, Kontrolli i Lartë i Shteti publikoi një auditim ku konstatonte se Bashkia Cërrik me tre bashkia të tjera janë në vështirësi financiare pasi detyrimet e prapambetura tejkalojnë 25 %. Kjo bashki renditej në nivelin e dytë me vështirësi të larta financiare. Bashkia drejtohet nga Andis Salla, i cili firmos vazhdimisht kontrata në shkelje të rregullave të prokurimit.

Të kesh këtë borxh dhe të mos reduktosh shpenzimet e karburantit, kjo është mungesë përgjegjshmërie. Minimumi që duhet bërë në këtë bashki të vogël, është reduktimi i lëvizjes së makinave të administratës.

Në të kundërt, kryetari Salla ka hapur një tender me objekt “Blerje karburant për vitin 2024 për Bashkinë Cërrik”, ku konkretisht do të blihen 43.347 litra karburant. E po i duhet karburant makinave të stafit të bashkisë!

Por Salla, përveç faktit se po shpenzon 6.666.666,67 lekë nuk “tregon” se sa naftë dhe sa benzinë apo gaz po blen me këtë shumë parash.  Në dokumentet standarde të tenderit njoftohet vetëm shuma totale në litra karburant, pa e ndarë në zëra. Sigurisht nuk tregohet as çmimi dhe as fitimi i kompanisë për çdo litër.

Salla e ka mbyllur shpejt e shpejt këtë tender duke mos iu përmbajtur ligjit mbi  ‘Për Prokurimet Publike’.

Shohim në dokumentet e tenderit se vetëm firma “Gega Center GKG” shpk ka paraqitur një ofertë. Kompania ka propozuar 100% të fondit limit, megjithatë Sala e ka shpallur automatikisht fituese. E dukshme që në këtë projekt është përdorur skema që Gega ishte paracaktuar si fitues dhe kushtet e kontratës e kriteret i ka shkruar kompania private

Firma fituese është mjaft e njohur, e themeluar nga oligarku Paulin Gega dhe e drejtuar tashmë nga Donike Gega. Kjo kompani është pjesë e kartelit të pashpallur në tregun e karburanteve, ku ndajnë bashkë terrenin me Kastratin.

Portali Monitorues ‘Open Data Albania’ i ka vendosur këtij prokurimi “Flamurin e kuq”, si shenjë e riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimandis sallaborxhecerriknafte gegatender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Arrestohen dy vëllezër në Sarandë, babai punonjës policie nën hetim

37 vjeçarja kapet e dehur në makinë: Më ka rrahur ish-partneri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com