GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bashkia Poliçan mbusur me familjarët e Adriatik Zotkaj, krushku dhe djemtë pasurohen

23:31 - 15/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Bashkia Poliçan mbusur me familjarët e Adriatik Zotkaj, krushku dhe djemtë pasurohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Poliçanit është kthyer në një çerdhe punësimesh për Adriatik Zotkajn dhe familjarët e tij. Prej marrjes së mandatit të parë dhe deri më sot, Zotkaj nuk ka reshtur së punësuari familjarë dhe rrethin e ngusht të tij, ku 13 prej punonjësve të kësaj bashkie, janë familjarë të ngushtë të tij.

Maliq Zotkaj, djali i Adriatikut rezulton i punësuar si shef sektori në bashkinë drejtuar nga babai, ndërsa gruaja e tij Bernarda Kondi, në statusin e bashkëjetueses, është  përgjegjës sektori po në këtë bashki.

Adriatik Zotkaj është kujdesur edhe për krushqit dhe familjen e re të djalit. Vjehrra e të birit, Lindita Kondi është punësuar si i sekretare e Këshillit Bashkiak, ndërsa kunata e djalit, Marsilda Kondi është ekonomistja e Bashkisë.

Të njëjtin kujdes, Adriatik Zotkaj e ka patur edhe për vëllain e tij, Artur Zotkaj, i cili është i punësuar si zjarrëfikës në Bashkinë Poliçan.

Arturi, vëllai i kryebashkiakut rezulton një emër i njohur për publikun, pasi është arrestuar për trafik droge.

Artur Zotkaj u dënua me 1.4 vite burg, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në biznesin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 19 kilogramë cannabis sativa.

Por duket se Poliçani ishte zonë e sigurt për të, pasi arriti t’i shpëtojë prangosjes deri në shtator të vitit 2024, kur ai u gjet i fshehur në hotelin e familjes Zotkaj në Malin e Tomorrit.

Bashkëshortja e Arturit dhe kunata e kryebashkiakut Zotkaj, Erjola Zotkaj punon gjithashtu Përgjegjës Sektori në Bashkinë Poliçan, ndërsa e motra e saj, Algerta Nurellari, është punonjëse e thjeshtë në këtë bashki.

Adriatik Zotkaj është kujdesur edhe për krushqinë pasi i punësuar në Ujsjellës Kanalizimet Poliçan rezulton edhe Abedin Nurellari, burri i Algertës. 

Në rrethim e familjarëve rezulton edhe motra e kryebashkiakut, Antigoni Kondi, që rezulton kryeinfermiere në qendrën shëndetësore Poliçan, ndërsa bashkëshorti i saj, Fatos Kondi punon si zjarrëfikës sëbashku me vëllain e Adriatikut.

Në listën e familjarëve të punësuar në bashki, janë edhe njerëzit e gruas. Sara Satka, vajza e Leonard Satkës, kunati i kryebashkiakut rezulton e punësuar në Bashkinë Poliçan, aktualisht është përzgjedhur nga Avokatura e Shtetit për programin fillestar të magjistraturës 2025-2027.

Ajna Satka, gruaja e Mariglen Satka, kunati i Adriatikut, gjithashtu rezulton e punësuar.

Dhe në në fund punësimi i të gjithë krushqisë përmbyllet me Skënder Lazen vëllai i Lindita Kondit, krushka e kryebashkiakut.

Por këto punësime nuk janë të vetmet, por janë rrethi më i ngushtë i kryebashkiakut Adriatik Zotkajt që e ka zhytur këtë Bashki në nepotizëm.

Pjesa më e madhe të punësuarve në këtë bashki rezultojnë rrethi i ngushtë shoqëror i Adriatikut, të vëllait, të birit por edhe familjarëve të tyre të ngushtë.

Siç në rastet e tjera të denoncuara më herët për skemat e ngritura nga eksponentë të rilindjes, punësimet nepotike janë vetëm një anë e medaljes, pasi veç punësimit, befas ata rezultojnë edhe biznesmenë të suksesshëm, kjo fal tenderave të marra nga këto institucione në shkelje të ligjit.

Krushqia me kryebashkiakun ka rezultuar fitimprurëse për Ylli Kondin, babanë e nuses së djalit të Adriak Zotkës. Ylli Kondi, rezulton të ketë përfituar pronë e kontrata me firmë të krushkut.

Në një procedurë të datës 10 gusht 2018, Bashkia Poliçan vendosi ti jap kompanisë “Metaj Stone” sh.p.k prona dhe godinë me qera me një afat 20 vjeçar.

Prona publike e Bashkise Poliçan ka një sipërfaqe të përgjitshshme 12 400 m2 , dhe siperfaqe nën objekt ndërtesë 2310.4 m2 , për ta përdorur për, magazinimin dhe përpunimin e lëndës drusore, të materialeve të ndërtimit, instalimin e makinerive dhe pajisjeve teknologjike të ndërmarrjeve në varësi të Bashkisë Poliçan, për zbatimin e projekteve në funksion të zhvillimit social-ekonomik të zonës, si dhe për realizimin e funksioneve ekonomike dhe të funksioneve të tjera sipas ligjit.

Qeraja e përcaktuar në këtë kontratë u është në masën 220 mijë lekë në muaj. Nga historiku i kësaj kompanie bie në sy disa transaksione dhe lëvizje pronësie, që duken të qëllimshme, për të shmangur pikërisht përballjen me ligjin.

Kompania ‘Metaj Stone shpk’ është themluar në janar të vitit 2018, me aksioner të vetëm Armand Metaj.

Në shtator 2018 lidhet kontrata me Bashkinë Poliçan për marrjen e godinës dhe sipërfaqes së tokës. Fill pas marrjes së kontratës nga ana e Bashkisë, në dhjetor të vitit 2019, Metaj vendos t’i shesë për vetëm 10 mijë lekë aksionet e kompanisë, Ylli Kondit, krushkut të Adriatik Zotkajt. Pas 4 viteve aktivitet, në vitin 2013 kjo kompani kalon në likujdim.

Sipas të dhënave të përfituara nga Faqja e Facebook e Maliq Zotkaj, djali i kryebashkiakut, shtetasi Armand Metaj është shoku i tij. Pra dyshimi në këtë rast është përdorja e shokut për të shmangur pasojat ligjore, që në fund kontrata e qirasë të përfitohej nga vjehrri i tij.

Ndërsa vjehrri merrte prona nga bashkia, Maliq Zotkaj rezulton veç shef bashkie dhe një biznesmen i suksesshëm tenderash e fondesh publike.

Në janar të vitit 2022, themelohet kompania G&M Construction me aksioner shtetasit Maliq Zotkaj 50% dhe Oligert Dyrmishi.  Ky i fundit, sipas të dhënave të pagave rezulton se paguhet si Drejtor për Ndërtimin dhe Punët Publike në Bashkinë Poliçan si dhe specialist në Ujësjellës Kanalizime Poliçan.

Pra mes Maliq Zotkajt dhe Oligert Dyrmishit, lidhja bëhet e dyfishtë, jo vetëm koleg, por edhe përfitues të milionave nga kompania, që si emër i kanë vënë dy gërmat e para të emrit të tyre.

Që në vitin e parë të themelimit, nis xhiroja marramëndëse me faturimin e 28 milionë lekëve apo 280 mijë euro.

Në vitin 2023, puna katërfishohet dhe faturimi arrin në 840 mijë euro. Ndërkohë në vitin e ardhshëm sërish suksesi vijon me një xhiro prej 1. 6 milionë euro.

Por kjo kompani nuk rezulton një biznes, që fal vizionit të dy të rinjve arrin sukses në treg.

Kompania G & M rezulton një përfituese sistematike e fondeve publike dhe e taksave të qytetarëve.

Kontribut të madh në këtë sukses duket se e kanë kolegët e Adriatik Zotkajt dhe marrëdhënia me bashkitë përreth. Bie në sy edhe fakti që thuajse të gjitha tenderat janë pa garë dhe me shkelje.

Në korrik të vitit 2024, Bashkia Dimal i jep tender në vlerën 7. 4 milionë lekë të reja kompanisë së djalit të Adriatik Zotkajt. Tender me shkelje e me flamur të kuq. Po në të njëjtin vit, por në një tender me shkelje, kompania e Maliq Zotkajt në bashkëpunim me kompaninë Colombo fitojnë tenderin për rindërtim godinash në vlerën 18 milionë lekë.

Po në bashkëpunim me Colombo, G & M, fitojnë pa garë e me shkelje tenderin 420 mijë euro nga Bashkia Fushë Arrëz për rikonstruksionin e një kopshti. Po në bashkëpunim me kompaninë Colombo në tetor të vitit 2024, fiton tender me vlerë 380 mijë euro.

Një tjetër tender në bashkëpunim me kompaninë AGBES, G & M e ka fituar në Bashkinë Këlcyrë në tetor të vitit 2024, ndërsa në shkurt të vitit 2025 fitojnë tenderin në vlerë 7 milionë lekë të reja në Bashkinë e Gramshit.

Të gjitha tenderat janë me shkelje me flamur të kuq. Por ajo që ngre pikpyetje edhe më të mëdha është fakti, se kjo kompani pa asnjë lloj eksperience dhe mbi të gjitha pa asnjë mjet apo makineri në dispozicion fiton tendera dhe para publike.

Ndërsa kolegët e babit japin tendera me shkelje, duket se Adriatik Zotkaj nuk është kursyer as vetë për të firmosur para publike për fëmijët dhe familjarët e tij.

Të dhënat e siguruara nga Dega e Thesarit tregojnë se nga shtatori 2019 deri në dhjetor 2021, Endi Zotkaj, që zotëronte një biznes farmacish ka përfituar 20 pagesa nga Qendra Polivalente e Poliçanit, Bashkia e Poliçanit dhe Bashkia e Çorovodës.

Vlerat e pagesave variojnë, por ato kulmojnë me procedurën urgjente të Bashkisë së Poliçanit katër ditë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga COVID në 2020, ku për doreza, maska e dezinfektantë Adriatik Zotkaj paguan djalin e tij, Endi Zotkaj me paratë e taksapaguesve plot 14 milionë lekë të vjetra.

Pasi ekzistonte për të përfituar kryesisht fonde publike, në mars të vitit 2024, djali i kryebashkiakut vendos të pezullojë aktivitetin e Farmacisë. Ose të paktën kështu rezulton në dokumentet zyrtare, në mos edhe në këtë rast jemi përballë ndryshimit të emrave për shmangien e përgjegjësive ligjore. /Emisioni Plug/

Etiketa: Adriatik ZotkajKryesore1

Lajme të lidhura

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Para
Si do të nisë java? Mëngjesi vjen me diell, por ja kthesa që pritet pasdite

Parashikimi i motit për sot, 16 Tetor 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com