GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia Tiranë i jep 30 mln lekë tender Agron Papulit, mikut të Ramës

11:23 - 08/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia Tiranë i jep 30 mln lekë tender Agron Papulit, mikut të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndikuar  nga efekti “Veliaj”, drejtoria e taksave ka nisur të bëhet pjesë e aferave për të pasuruar oligarkët. Ky institucion ka lidhur kontratën për tenderin me numër reference REF-24494-04-08-2022 dhe objekt blerje makinash.  Për këtë tender me vlerë 30 milionë lekë për të cilin fitues është shpallur kompania “CLASSIC shpk”. Ndërsa ky tender tregon edhe njëherë se qeveria është në krizë vetëm për të investuar tek qytetarët, ndërsa për t’i siguruar luksin Administratës nuk di që të kursehet. Nga ana tjetër fondi prej 30 milionë lekë për blerjen e disa makinave, kur drejtoria e tarifave ka aktualisht në gjendje automjete, duket si justifikim për të mbyllur sa më parë këtë aferë.

Shtojmë këtu se, kjo kompani është e njohur për shumë tendera që ka marrë pa garë dhe në shkelje të ligjit. Vetëm në vitin 2019, ku emri i kësaj kompania është lakuar në shumë afera, rezulton nga të dhënat se ka marrë 20 tendera me vlerë 6.6 miliardë lekë. Ndërkohë gjatë vitit 2020 të dhënat nga “Open Data” tregojnë se “CLASSIC shpk” ka fituar  ka fituar të paktën 6 tendera, të cilat shënjohen me “flamuj të kuq”. Ndërsa një vit më parë OSHEE ka marrë 150 makina me qira te kompania e Papulit, duke i dhënë atij 5.6 miliardë lekë. Ky tender përveç se u zhvillua pa garë, por vlera e tij është shumë më e lartë nga se do kushtonin makinat nëse do të bliheshin tamam.

Kush është Agron Papuli

Por, së shumti pronari Agron Papulit është emërtuar si miku i kryeministrit Edi Rama për disa arsye.  Së pari për faktin që është biznesmeni që ka fituar tenderët për furnizimin me automjete të administratës shtetërore, policisë, por edhe ministrave me “Jaguar”-ët e famshëm, të cilët do të paguheshin nga taksat tona, për një çmim prej plot 80 milionë euro.  Së dyti, nga denoncimet e bërë në media, më së shumti nga opozita, rezulton se Papuli është ndërtuesi i vilës së Ramës në Dardhë. Papuli është bërë  “mollë sherri” për tenderët që ka fituar pa garë, por edhe për miqësitë që flitet të ketë me Ramën dhe Bashën gjithashtu.

Agron Papuli, është pronar i një sërë biznesesh në të gjithë Shqipërinë, përfshirë këtu edhe rezidencën e vilave “Long Hills” në Tiranë. Pronari i kompanisë “CLASSIC”, që është koncesionari i automjeteve të markës gjermane “Volkswagen”, njihet në ambientet e biznesit edhe si “Taksa-Rama” për shkak të afërsisë së tij me kreun e qeverisë.

Ndërkohë që në janar të 2019, Papuli u emërua edhe si konsull i Shqipërisë në Korenë e Jugut. Shkurt e shqip; Agron Papuli për Sistemin e Referimit të Lulzim Bashës është një oligark, por që çuditërisht PD i është qepur goja prej thuajse një viti për të përmendur “gjëmat” që Papuli iu ka bërë shqiptarëve. Janë gati 23 milionë euro për të cilat PD e akuzon Papulin se i ka përfituar nga qeveria Rama.

Por, si për të mbuluar skandalet e të shkuarës, Papuli ka lënë administrimin e kompanisë në dorën e Artan Qesko. Qesko nuk njihet për skandale, por kompania që ai drejton vazhdon aferat me tenderat.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimAgron Papuliblerje mjeteshDrejtoria e Tarifave vendoreErion Veliajkryesore2tender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Syri i keq”/ Ramës i ndodh e papritura në Ohër, gati rrëzohet në shkallët e podiumit

“Syri i keq”/ Ramës i ndodh e papritura në Ohër, gati rrëzohet në shkallët e podiumit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com