GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

“Bashkia Tiranë, monumenti më i fëlliqur i korrupsionit”/ Vijon protesta për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt

13:49 - 08/08/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dorëheqja dhe arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u kërkua edhe këtë të enjte, në protestën e zhvilluar para bashkisë së kryeqytetit.

Protestat para bashkisë që janë zhvilluar në mënyrë periodike çdo javë, nisën pas arrestimeve të drejtorëve të Veliajt për dosjen e njohur si “5D”. Gjatë tubimeve, Veliaj është cilësuar “koka e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”.

Edhe këtë të enjte, përfaqësues të opozitës theksuan se protestat do të vijojnë deri në arritjen e objektivave, ndërsa përsëritën akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme për amnisti ndaj Veliajt.

“SPAK t’i thërrasë mendjes dhe të hapë sytë sepse qytetarët e din të vërtetën dhe nuk po dërgojnë përpara përgjegjësisë autorët e vërtetë të vjedhjes së shekullit me inceneratorët”, tha nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e demokratëve, Dorian Teliti.

“Erion Veliaj duhet të kuptojë që jo ky Duman, por dymijë Dumanë të ketë ai, nuk shpëton dot nga vjedhjet që i ke bërë qytetarëve të Tiranës, – tha Klevis Balliu nga PD. – Për drejtorët e bashkisë që janë në burg, një pyetje kam për ata. A ju ka thënë Erion Veliaj juve se çfarë ka thënë në SPAK për ju?

“A e dini ju pse ju jeni brenda dhe ai që ju ka marrë copën e madhe, është jashtë? Se në fakt juve atje nuk ju çon drejtësia, se këtu drejtësi nuk ka, por juve në burg ju ka çuar vetë shefi juaj, Erion Veliaj ju ka çuar atje, sepse Erion Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet, kërkon të shpëtojë kokën duke arrestuar disa ’ushtarë’ mediokër”, shtoi ai.

Këshilltari i PL-së Tedi Blushi e cilësoi bashkinë e Tiranës “monumentin më të fëlliqur të krimit të organizuar”.

“Është koha e aksionit, ndaj ju ftoj duke ju prirë ne të parët ju për ta arrestuar ne Erion Velinë kudo ku ai ndodhet. Për t’i dhënë atij ndëshkimin e merituar sa kohë SPAK-u është bërë pale me të, sa kohë SPAK-u është bërë palë në krim me Erion Velinë. Ai u amnistua nga krimi më i madh që ka bërë në krye të kësaj bashkie që është inceneratori fantazmë i Tiranës që edhe sot po paguhen 80 mijë euro për një shërbim që nuk kryhet”, shtoi më tej Blushi.

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës në Tiranë, në zgjedhjet e fundit lokale, tha se “misioni i Dumanit është të shpëtojë Erion Veliajn dhe Edi Ramën nga ligji dhe burgu”.

“Erion Veliaj mos u lodh të çosh ushtarët e tu as në SPAK, as afër funksionarëve të opozitës, se koha kur opozita blihej e shitej ka marrë fund. Ti do marrësh faturën që të takon si një hajdut i damkosur në këtë qytet,” theksoi Këlliçi.

Protesta e sotme zgjati rreth 1 orë, ndërsa e radhës u paralajmërua të enjten e ardhshme.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj ka sulmuar tubimet e opozitës gjatë daljeve publike. Disa javë më parë, Veliaj u thirr në SPAK dhe u konfirmua nisja e një hetimi pasuror ndaj tij. Megjithatë, pavarësisht provave dhe indiceve si për dosjen e inceenratorit të Tiranës ashtu dhe atë “5D”, ndaj Veliajt nuk është ngritur asnjë akuzë penale.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1protesta te bashkiaproteste

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Drejtoresha e Veliajt u jep 118 MLN lekë për riparimin e makinave dy firmave pa licencë

Drejtoresha e Veliajt u jep 118 MLN lekë për riparimin e makinave dy firmave pa licencë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Lexo më shumë
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com