GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia Vlorë tender 103 mln lekë për blerje klori, ia jep pa garë kompanisë me ofertën më të lartë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia Vlorë tender 103 mln lekë për blerje klori, ia jep pa garë kompanisë me ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Vlorës nën drejtimin e Dritan Leli ka shënuar tenderin e radhës ku konkurrentët janë skualifikuar dhe kontrata i është dhënë kompanisë që ofertoi më shumë.

Tenderi i cili është bërë nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë, që varet drejtpërdrejtë nga Bashkia Vlorë, ka si qëllim blerjen e klorit për vitin 2021. Kjo procedurë e cila mban numrin e referencës REF-01250-07-19-2021 dhe ka fondin limit prej 10.255.000 lekëve të reja ose rreth 103 milionë lekë të vjetra, është bërë në datën 21 korrik të këtij viti, ndërsa fituesi është shpallur në 23 dhjetor.

Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, ”Albanian Distribution Chemicals” shpk dhe ”Atlantik 3” shpk. Kompania ”Albanian Distribution Chemicals” është skualifikuar nga gara me arsyen e zbatimit të një vendimi KSHA dhe KPP, por duke mos e qartësuar se pse ka qenë arsyeja e skualifikimit. Kështu operatori ”Atlantik 3” shpk ka mbetur i vetëm në garë, duke u shpallur dhe automatikisht fitues i këtij tenderi.

Mënyra e përzgjedhjes së fituesit në tenderat publikë duke shmangur konkurrencën, janë kthyer në një fenomen shqetësues për menaxhimin e fondeve nga buxheti i shtetit. Një rast i tillë është edhe ky që është regjistruar së fundmi edhe në Bashkinë e Vlorës, të drejtuar nga Dritan Leli, pa garë dhe duke shpallur fitues ofertën më të lartë.

Kjo sepse ”Albanian Distribution Chemicals” kaq ofruar 9.720.000 lekë, ndërsa ”Atlantik 3” shpk ka ofruar 10.250.000 lekë. Kështu Leli e ka parë të arsyeshme të përzgjedh ofertën e dytë e cila është më e lartë dhe që është sa 99.95% e fondit limit.

Edhe ky tender është futur në “thesin” e flamurit të kuq (red flag) nga “Open Data”, e cili derisa Autoriteti i Konkurrencës nuk do t’i parandalojë këto procedura, do vazhdojë të fryhet akoma.

Gijotina.com

Etiketa: Bashkia Vloregareklorkompaniakryesore2ofertatender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Denoncimi: KESH, 2 miliardë lekë kompanive të sigurimit me tender fiktiv

Denoncimi: KESH, 2 miliardë lekë kompanive të sigurimit me tender fiktiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com