GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bashkimi Europian konfirmon takimin Kurti-Vuçiç në prani të Borellit

17:30 - 24/06/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkimi Europian konfirmon takimin Kurti-Vuçiç në prani të Borellit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimi i veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, do të presë në takim të nivelit të lartë të dialogut, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 26 qershor në Bruksel.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] dhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të kenë takime të ndara me liderët duke nisur nga ora 15:00, për të pasuar me një takim të përbashkët trepalësh. Takimi do të shërbejë për të vlerësuar atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë dhe do të fokusohet në rrugën përpara”, u tha në njoftimin e BE-së.

Borrell pritet që të deklarohet për media pas takimit të së mërkurës. Javën e kaluar, nga Qeveria e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se ky takim në Bruksel pritet të ketë fokus kryesor zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçak zhvilloi në Kosovë dhe Serbi javën e kaluar.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiç u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Disa ditë më vonë, më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – në veri të Kosovës – duke vrarë një polic. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Që atëherë, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit, Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje – e cila u arrit vitin e kaluar – nuk është nënshkruar nga palët, por BE-ja thotë se ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë. Kosova kërkon që të nënshkruhet marrëveshja, por Serbia refuzon një gjë të tillë.

Pamje nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe diplomatëve të Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak, në të cilin është arritur pajtueshmëri për Marrëveshjen Bazë.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

gijotina.com/

Etiketa: Kosove-SerbiKryesore1

Lajme të lidhura

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku
Aktualitet

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

08:59 - 02/03/26
Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

08:24 - 02/03/26
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë
Aktualitet

Nuk ndalet shpopullimi! Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç

08:12 - 02/03/26
Para
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës, Sylvinho me dy ndryshime

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës, Sylvinho me dy ndryshime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku
Aktualitet

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

08:59 - 02/03/26

Rruga pranë liqenit të Gjinarit, në territorin e Elbasan, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e një rrëshqitjeje toke, duke...

Lexo më shumë
Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

08:24 - 02/03/26
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Nuk ndalet shpopullimi! Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç

08:12 - 02/03/26
Arritje historike! Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

Boksierja shqiptare nuk njeh rivalë, mposht brazilianen dhe fiton medaljen e artë

08:08 - 02/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:54 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com