GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkimi i opozitës? Salianji: Betejën e kemi me Ramën, ja pse na duhen votat e Berishës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama e ka kthyer Parlamentin në kotec”, Salianji: I lamë në këmbë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji, deputet i PD-së, tha mbrëmjen e sotme se opozita nuk mund të fitojë në zgjedhje përballë Edi Ramës pa pasur mbështetjen e Sali Berishës.

Në emisionin “Real Story”, Salianji tha se Edi Rama ka mbështetjen dhe në krah persona “non grata”, ndërkohë që këtu diskutohet pse demokratët në shumicën e tyre mbështesin Sali Berishën.

“Ne do të bashkohemi përtej Sali Berishës, por mbështetja e ish-Kryeministrit na duhet për të mundur Edi Ramën”, tha Salianji.

Lidhur me qëndrimin e grupimit të Gazment Bardhit dhe protestat e deputetëve në Kuvend, Salianji tha se gjithçka lidhet me mohimin që po i bëhen të drejtave të opozitës në Parlament, shkeljet e vazhdueshme të rregulloreve, duke mos na dhënë atë që na i jep rregullorja dhe çdo ligj i shkruar.

“Në reagimin tonë përfshihen të gjithë deputetët e opozitës, edhe ata që konsiderohen si deputetë mbështetës të z.Berisha, sikundër edhe të partive aleate. Bllokimi i Kuvendit ka nisur shumë përpara se Berisha të kishte situatën me drejtësinë”, tha Salianji.

Në vijim deputeti demokrat akuzoi Lulzim Bashën se po i shërben Edi Ramës.

“Basha i shërben Edi Ramës sa herë ka nevojë. Është një diferencë te kjo. A i shërben apo jo? Unë, edhe për shkak të bashkëpunimit të gjatë që kam pasur me të, nuk bëj akuzë konkrete.

Qëndrimet politike të Bashës në 9 vite të drejtimit të Partisë Demokratike, kur ka qenë e bashkuar, kanë shkuar në favor të qeverisë. Lënia e mandateve, lënia e zgjedhjeve.

Unë kam njohur për kryetar Lulzim Bashën, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Sali Berishën. Të gjithë përgjegjësinë, unë dhe demokratët e vendosim te ai që është kryetar. Një politikan që thotë, për 10 vite jam kryetari, vendimmarrjet i marr unë dhe pas 10 vitesh të thotë, unë kam qenë pupaci i Sali Berishës, doli tani dhe tha, vendimmarja ime ka qenë e ndikuar nga Sali Berisha.

Unë kam qenë deputet në atë parti, pse nuk ka marrë ndonjë deputet të Partisë Demokratike, por i ka mbyllur me Lulzim Bashën?

Në mbledhjen kur u lanë mandatet, ka qenë diskutim i Lulzim Bashës, i drejtpërdrejtë propozimi, e kam kundërshtuar në mbledhje, Sali Berisha nuk ka qenë pro. Politika është publike”, theksoi ai.

Etiketa: berishaKryesore1RamaSalianji

Lajme të lidhura

Goditet një call center në Tiranë, 7 persona në pranga, 27 të tjerë nën hetim për mashtrim
Aktualitet

Goditet një call center në Tiranë, 7 persona në pranga, 27 të tjerë nën hetim për mashtrim

17:55 - 17/06/26
Fitorja e parë e protestës/ Parlamenti Evropian: Vendosni moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit!
Breaking Views

Fitorja e parë e protestës/ Parlamenti Evropian: Vendosni moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit!

17:47 - 17/06/26
PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin? Rama dhe PD, me dy variante mbi Rezolutën
Breaking Views

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin? Rama dhe PD, me dy variante mbi Rezolutën

17:37 - 17/06/26
Para
“Sapo u rindez konflikti!”, Hoxha: Ja pse u ekzekutua Sinomati…

"Sapo u rindez konflikti!", Hoxha: Ja pse u ekzekutua Sinomati...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditet një call center në Tiranë, 7 persona në pranga, 27 të tjerë nën hetim për mashtrim
Aktualitet

Goditet një call center në Tiranë, 7 persona në pranga, 27 të tjerë nën hetim për mashtrim

17:55 - 17/06/26

Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit ka çuar në zbulimin e një call center-i në Tiranë, i cili...

Lexo më shumë
Fitorja e parë e protestës/ Parlamenti Evropian: Vendosni moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit!

Fitorja e parë e protestës/ Parlamenti Evropian: Vendosni moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit!

17:47 - 17/06/26
PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin? Rama dhe PD, me dy variante mbi Rezolutën

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin? Rama dhe PD, me dy variante mbi Rezolutën

17:37 - 17/06/26
Çfarë ndodhi në Fan Zone? Protestuesit bllokojnë ekranin e ndeshjeve të Botërorit

Çfarë ndodhi në Fan Zone? Protestuesit bllokojnë ekranin e ndeshjeve të Botërorit

17:18 - 17/06/26
Bllokimi i rrugëve/ Mes 16 protestuesve, nën hetim edhe 3 nismëtarët

Bllokimi i rrugëve/ Mes 16 protestuesve, nën hetim edhe 3 nismëtarët

16:58 - 17/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetbetsmovejojobetcasibom girişgrandpashabet girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet giriş