Bashkitë po rrisin barrën ndaj qytetarëve dhe po shpërdorojnë fondet. Kështu tregohej në raportin e Ministrisë së Financave, të publikuar me datë 5 janar nga Gijotina.com. Ne evidentuam se borxhi është rritur me 1.5 miliardë lekë vetëm në 2022. Çka iu kushton qytetarëve mbi 2 300 lekë për frymë. Ndërkohë, nga ana tjetër qeveria iu kërkon bashkive të investojnë. Këto të fundit ankohen se nuk kanë buxhet dhe shpesh paratë për investime përfundojnë për tenderë.
Por, kujt i mbetet përgjegjësia qeverisë apo bashkive?!
Për më shumë rreth kësaj situate Gijotina.com ka kontaktuar me ekspertin e pushtetit lokal Agron Haxhimali. Ai tha se situata është shumë e komplikuar dhe i gjithë borxhi 6.6 miliardë lekë, i krijuar nga bashkitë do të jetë barrë për xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Sipas Haxhmalit edhe qeveria duhet t’i ndihmojë më shumë bashkitë, për të mos anashkaluar përgjegjësitë dhe boshllëqet e saj. Por, nga na tjetër ai kërkoi që vendorët të mos abuzojnë, të mos kryejnë prokurime kur nuk kanë mundësi financiare.
Në raportin e Financave evidentohet se përgjatë 2022 bashkitë në të gjithë vendin, por sidomos ajo në Tiran kanë shtuar borxhi dhe kriza po rritet. Sipas jush a është kjo një krizë reale e shkaktuar nga bashkitë apo problemi qëndron më thellë se kaq?
Sigurisht që është një problem jo i vogël. Shumë bashki i ka vënë në vështirësi. Ngarkesa e borxheve bën që bashkitë të kenë kufizime ne realizimin e shërbimeve dhe investimeve. Nga ana tjetër, ky borxh kur nuk shlyhet në afat krijon dhe pasoja të tjera ekonomike. Ky borxh që mbajnë bashkitë në shkallë kombëtare sot është diku te 6.6 miliardë në të 61 bashkitë. Borxhi nga bashkitë është krijuar, nga investime apo shërbime të kryera dhe te papaguara.
Në raport huhet se 56% e borxhe e detyrimeve t prapambetura janë nga detyrimet për investime. Ku çalon në të vërtet çështja, cilat janë pikat e dobëta që ju do evidentonit?
-Po e vërtet! 56% e borxhit e përfaqëson shpenzimet për investime të bëra dhe të papaguara. Kjo nuk është qasje e drejtë, nuk është korrekte nga ana ligjore dhe institucionale.
-Bashkitë nuk duhet të ishin në këtë situatë. Nuk duhet të bënin prokurime në kushtet e mungesës së burimeve të sigurta financiare.
Kjo është defekt lokal, pra i vetë bashkive, por edhe i institucioneve të tjera qendrore që monitorojnë dhe kontrollojnë veprimtarinë ekonomike të bashkive. Pra legjislacioni nuk e pranon një veprimtari të tillë.
Shpesh herë qeveria iu kërkon bashkive që të investojnë në disa pika dhe t’ia dalin me buxhetin e tyre. Përmendim këtu rastin për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Por, a mjafton buxheti që ato kanë?
Buxheti bashkive edhe pse nga viti në vit vjen me një rritje të natyrshme si pasojë e rritjes së GDP, serish mbetet i ulet në raport me nevojat reale të bashkive. Në raport me 42 funksione dhe përgjegjësi që ato kanë, dhe në krahasim me vendet e tjera, janë të nënfinacuara. Në këtë situatë, këtë borxh e paguajnë qytetarët, me taksat e tyre, kushdo që punon, e paguan biznesi. Pra, ky borxh rëndon mbi xhepat e cilitdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.
Cila është analiza juaj për këtë pikë?
Rregulli është ky:
-Shërbimet publike si pastrimi janë përgjegjësi e bashkive. Ky shërben kushton dhe kostot duhet të mbulohen nga tarifa. Por çështja këtu është niveli tarifës dhe shtrirja e saj. Bashkitë e kanë detyrë të gjejnë burime fin për te mbuluar shërbimin e pastrimit. Sigurisht qeveria ka për detyrim ti mbështesë dhe t’ju japë më shumë mjete financiare bashkive.
E njëjta gjë ndodh edhe me fatkeqësitë natyrore.
– Kjo është diçka tjetër, që nuk është shërbim publik si pastrimi. Këtu situata është me Komplekse. Pasi nuk fenomenet natyrore nuk i kontrollon njeriu. por Bashkitë duhet të investojnë më shumë në parandalimin që të shmangim pasojat dhe efektet ekonomike.
Bashkitë kanë një buxhete qe ligji i detyron të vënë në pune për këtë qellim 4% të buxhetit qeveritar të miratuar në Këshillin Bashkiak. Por bashkitë mund të përballojnë kompensim nga demetet deri në 8% te buxhetit tyre. Nëse vlera është mbi këtë përqindje atëherë këto mbulohen nga buxheti ë qeverisë.
Sipas jush, cila është zgjidhja që mund t’i ndihmojë bashkitë të zërojnë ose të paktën të reduktojnë borxhet?
Zgjidhja klasike: rrit të ardhurat duke zgjerua bazën e tyre, dhe të ulen shpenzimet e panevojshme.
Intervistoi: Esmeralda Hida
Lexo edhe: Arka bosh/ Lali Eri, tendera për fushatë: 8.3 mld lekë të papaguara
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post