GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkitë rrisin shpenzimet për personelin, frenojnë investimet

09:19 - 13/08/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkitë rrisin shpenzimet për personelin, frenojnë investimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pushteti vendor vijoi edhe këtë vit me rritjen e shpenzimeve të personelit dhe me një performancë më të dobët me zërin e shpenzimeve kapitale.

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë të vitit 2023 arritën në 23,753 milionë lekë, që përfaqëson rreth 36% të planit vjetor, me rreth 726 milionë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose me ulje me 3%.

Nga analiza e të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave vihet re që disa nga zërat e shpenzimeve kanë ulje në këtë periudhë krahasuar me 5-mujorin 2022, siç janë shpenzimet e tjera korrente dhe shpenzimet kapitale.

Ndërkohë që rezultojnë me rritje krahasuar me një vit më parë shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore, shpenzimet operative dhe shpenzimet për subvencione.

Shpenzimet e Personelit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve totale të njësive të vetëqeverisjes vendore me rreth 48.8%.

Për 5-mujorin e vitit 2023, këto shpenzime janë realizuar në masën 11,581 milionë lekë ose rreth 1,474 milionë lekë më shumë se e njëjta
periudhë e një viti më parë.

Shpenzimet Operative janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe ushtrimin e funksioneve. Këto shpenzime në 5-mujorin 2023 rezultojnë me rritje sipas të dhënave faktike të thesarit.

Shpenzimet operative përbëjnë rreth 26.7% të shpenzimeve korrente në total për 5-mujorin e parë të vitit 2023, një pjesë kjo e konsiderueshme për buxhetin njësive të vetëqeverisjes vendore.

Këto shpenzime gjatë periudhës 5-mujore 2023 janë realizuar afërsisht në masën 6,344 milionë lekë ose rreth 458 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Shpenzimet për subvencione dhe të tjera janë shpenzimet që zhvillojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore për të subvencionuar dhe mbuluar funksione të tjera administrative.

Referuar të dhënave në raport me 5- mujorin e parë të vitit 2022, shpenzime për subvencione në 5-mujorin 2023 janë rritur me 175% ose 124 milionë lekë, ndërkohë, shpenzimet e tjera janë realizuar në masën rreth 676 milionë lekë, ose rreth 990 milionë lekë më pak se 5-mujori i parë i vitit 2022.

Shpenzimet Kapitale janë një zë mjaft i rëndësishëm në buxhetin vendor, për shkak sepse këto shpenzime sjellin në mënyrë direkte dhe indirekte zhvillim ekonomik dhe për rrjedhojë ndikojnë mirëqenien e qytetarëve.

Në krahasim me një vit më parë, gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2023 shpenzimet për investime janë realizuar faktikisht me rreth 1,791 milionë lekë më pak se 2022, ose janë realizuar 27% më pak.

Rritja e peshës së tyre në raport me totalin e shpenzimeve vendore përbën një shtysë të rëndësishme në angazhimin për zhvillimin infrastrukturor përmes pushtetit vendor. Sa i përket këtij treguesi për vitin 2023, raporti që zënë shpenzimet kapitale ndaj shpenzimeve totale të buxhetit vendor është në 20.9%.

Fondi i rindërtimit është pjesë e shpenzimeve të buxhetit vendor që ka ndikuar gjithashtu në rritjen ekonomike të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Financimi për NJVQV për 5M 2023, ku përfshihet vetëm mbartja e fondit të akorduar me VKM, por e papërdorur në vitin 2022, është 6.3 miliard lekë, ndërkohë që përdorimi deri në fund të 5-mujorit 2023 është rreth 2.4 miliardë lekë. /Monitor/

 

Etiketa: bashkiteinvestimepersoneli

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë
Aktualitet

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
Para
Humb kontrollin dhe bie avioni ushtarak, vdesin dy pilotët

Humb kontrollin dhe bie avioni ushtarak, vdesin dy pilotët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në...

Lexo më shumë
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com