GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bashkitë ulin fondet për investime, por i shtojnë për personelin

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkitë ulin fondet për investime, por i shtojnë për personelin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mosrealizimi i programeve të investimeve publike po shndërrohet në një “pandemi”. Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe pushteti vendor kishte ritme shumë të ulëta të realizimit të fondeve për investime në 5 mujorin e parë, ndonëse nevojat e komuniteteve lokale janë të mëdha sidomos në infrastrukturë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë 5 mujorit 2024 shpenzimet për investime janë realizuar në masën 4,2 miliardë lekë më një rënie prej 16 për qind se e njëjta përudhe e vitit 2023, teksa shihet se shpenzimet ndaj personelit u rriten me tej.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë janar-maj 2024 shpenzimet e personelit zunë 52.6% e shpenzimeve totale të pushtetit vendor nga 48.8% që ishin një vit më parë. Ato janë realizuar në masën 13,2 miliardë lekë ose rreth 14% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023 si rrjedhoje e rritjes së pagave për punonjësit e administratës lokale.

Shpenzimet kapitale janë një zë mjaft i rëndësishëm në buxhetin vendor, pasi mënyrë direkte e indirekte sjellin zhvillim ekonomik dhe për rrjedhojë, ndikojnë mirëqenien e qytetarëve. Mirëpo ky zë ka një peshë të vogël në shpenzimet totale të pushtetit vendor, në krahasim me shpenzimet për personelin dhe ato operative. Bashkitë çojnë më shumë fonde për shpenzimet operative se sa në zërin e investimeve të cilin dështojnë të realizojnë për shkak të kapaciteteve të dobëta për  projekteve.

Nga analiza e të dhënave sipas llogarive ekonomike, vihet re se të gjithë zërat e shpenzimeve korente kanë rritje këtë vit. Për 5M 2024 ato rezultojnë 6.4 miliardë lekë nga 6.2 që ishin në 5-mujorin e 2013. Shpenzimet operative në këtë periudhë përbëjnë rreth 25.6% të totalit të shpenzimeve vendore.

Shpenzimet e pushtetit vendor janë një tregues i rëndësishëm i procesit të menaxhimit të financave publike në nivel vendor. Ndër vite, këto shpenzime janë shfaqur në rritje të lehtë dhe kjo vjen si pasojë e rritjes së nivelit të shërbimeve dhe funksioneve që pushteti vendor ofron për qytetarët.

Gjatë vitit 2023 të dhënat për investimet e bashkive tregojnë se, nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh (460 mln euro) janë investuar vetëm 45% e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë (252 mln euro). Nga 5228 projekte në total të programuara për t’u financuar më 2023, janë financiar më pak se gjysma, ose vetëm 2546 projekte. Në një kohë që fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar, si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave./Monitor

 

Etiketa: BashkiinvestimeKryesore1

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Furnizoi Rusinë me dronë, kryediplomati ukrainas propozon shkëputjen e raporteve me Iranin

Jep dorëheqje edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit
Aktualitet

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

18:39 - 21/08/26

35 vjet pas eksodit të anijes “Vlora”, një delegacion i “Global Sumud Flotilla” është nisur nga Brindizi drejt Vlorës për...

Lexo më shumë
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

18:22 - 21/08/26
Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com