GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy sindikata të arsimit në Shqipëri kanë bërë thirrje për solidarizim me protestën kombëtare të studentëve e cila do të mbahet të shtunën, më 24 tetor.

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar (SBASH) u kanë bërë apel mësuesve, studentëve dhe pedagogëve që të bashkohen në tubim, në mbrojtje të të drejtave të tyre.

SPASH ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestë, e cila nis në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.

Më pas, në orën 14:00, përfaqësuesit e sindikatës do t’u bashkohen studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, për të shprehur mbështetjen ndaj kërkesave të tyre.

Edhe SBASH ka shprehur solidaritet me studentët dhe Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, duke u bërë thirrje mësuesve që t’i bashkohen protestës kombëtare. Sipas SBASH, sulmet ndaj mësuesve cenojnë jo vetëm dinjitetin e tyre, por edhe arsimin dhe të ardhmen e vendit. Sindikata nënvizon se në këtë moment nevojitet më shumë bashkim dhe një zë i përbashkët kundër padrejtësive.

DEKLARATË E SPASH

Në mbështetje të Protestës së Studentëve – 24 Tetor 2026, ora 11:00, përballë Kryeministrisë

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj për protestën e së shtunës, duke qëndruar në krah të nxënësve, studentëve dhe pedagogëve në mbrojtje të të drejtave të tyre.

SPASH beson se zëri i komunitetit arsimor duhet dëgjuar dhe respektuar. Ne jemi përkrah çdo përpjekjeje që synon përmirësimin e arsimit, dinjitetin dhe të ardhmen e brezave të rinj.

SPASH do të jetë pjesë e protestës së datës 24 tetor 2026, duke nisur në orën 11:00, përballë Kryeministrisë. Më pas, në orën 14:00, do t’u bashkohemi studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për kërkesat e tyre. Solidaritet me nxënësit, studentët dhe pedagogët!

DEKLARATA E SBASH

SBASH, Sbash Alb Sbash, SBASH dega KAVAJË qëndron në krah të mësuesve shqiptarë, për dinjitetin, respektin dhe vlerësimin që meritojnë. Sulmi ndaj mësuesit është sulm ndaj arsimit dhe së ardhmes së vendit.

Shprehim solidaritet të plotë me #studentët në protestën kombëtare dhe me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (#SPUSH). Sot më shumë se kurrë, arsimi ka nevojë për bashkim, solidaritet dhe zë të përbashkët kundër padrejtësive.

 

 

Etiketa: bashkimKryesore1protesteSindikatat e Arsimit

Lajme të lidhura

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë
Aktualitet

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26
Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
Aktualitet

Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

18:49 - 23/10/26
Para
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26

Blerina Gjylameti, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të lëvizjeve të kërkuara...

Lexo më shumë
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26
Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

19:01 - 23/10/26
Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

18:49 - 23/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com