GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bastiset shtëpia e braktisur, forcat ushtarake të SHBA-së kapin liderin e Shtetit Islamik

15:50 - 16/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bastiset shtëpia e braktisur, forcat ushtarake të SHBA-së kapin liderin e Shtetit Islamik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat e koalicionit amerikan deklaruan se kapën një zyrtar të lartë dhe prodhues të bombave të Shtetit Islamik në një aksion të kryer me sukses para agimit të së enjtes, ku, sipas dëshmitarëve, u panë forca ushtarake me helikopterë të cilat bastisën një shtëpi të izoluar në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga forcat rebele. Një vëzhgues lufte dhe korrespondentët e AFP-së thanë se dy helikopterë ushtarakë u ulën për vetëm disa minuta dhe u dëgjuan disa të shtëna, në një fshat, në një zonë të kontrolluar nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia.

“Individi i kapur është një prodhues me përvojë i bombave artizanale, i cili u bë një nga udhëheqësit më të lartë të degës siriane të Daesh-it,”shkruhej në raportin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që lufton grupin xhihadist në Siri dhe Irak, të cilët përdorin një emër tjetër për IS.

Koalicioni nuk e përmendi objektivin në deklaratë, por një zyrtar i koalicionit i tha AFP-së se personi i kapur ishte Hani Ahmed Al-Kurdi, i cili ishte lideri i ISIS në Raqa, kur ky ishte kryeqyteti ‘de facto’ i ISIS në Siri.

Operacione të tilla nga forcat amerikane janë të rralla në pjesë të Sirisë veriperëndimore që janë nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Turqia dhe grupeve xhihadiste.

Një bastisje e mëparshme e forcave speciale amerikane, në fillim të shkurtit çoi në vdekjen e udhëheqësit të grupit Abu Ibrahim al-Qurashi, i cili shpërtheu një jelek bombë për të shmangur kapjen e tij i gjallë.

ISIS më pas emëroi Abu al-Hassan al-Hashemi al-Qurayshi si pasardhësin e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth identitetit të tij.

 

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Kompania greke fiton dhe në Paris, merr 44 milionë dollarë dëmshpërblim nga Shqipëria

Kompania greke fiton dhe në Paris, merr 44 milionë dollarë dëmshpërblim nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com