GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Batha e thotë ‘pas doreza’: Për mua, penalltia në Tirana-Bylis…

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Batha e thotë ‘pas doreza’: Për mua, penalltia në Tirana-Bylis…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Partizanit, Idriz Batha ishte pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Në një lidhje Skype, ai foli për eksperiencën në Rumani si dhe për të ardhmen e tij. Ndër të tjera Batha foli për një rikthim në kampionatin shqiptar, si për penalltinë e shumë diskutuar të Bylisit kundër Tiranës.

“Ishte eksperiencë e bukur në Rumani, ishte ajo gjë që unë po kërkoja. Ishte emocionues dhe ritëm më i lartë, pashë veten time se ku isha në krahasim me një nivel më të lartë se në Shqipëri. Më vjen mirë që e përjetova. Kanë qenë sezone pak të vështira, sepse ekipi ku luaja ishte mesatar, vuajtëm në të dy sezonet, por arritëm të qëndronim në ligë dhe morëm vlerësime nga opinion. Nuk e di të ardhmen, jam ende në pritje, kisha dëshirë të vazhdoja sepse jam në kulmin e moshës dhe nuk dua të nxitohem, dua të bëj zgjedhjen e mirë për mua dhe familjen. Kam pasur oferta nga dy ekipe, por nuk kanë qenë më të mirat, skam qenë i kënaqur. Jam në bisedime me disa agjentë dhe ekipe të tjera. Nuk kam rënë dakort jo vetëm për çështjen financiare por është e rëndësishme në gjënë që unë dua. Unë jam shqiptar, familja ime është këtu, ekziston mundësia për tu rikthyer në Shqipëri, por do përpiqem të bëj zgjedhjen më të mirë të mundshme.

Duhet të flisni me klubin e Tiranës përsa i përket një rikthimi, kemi pasur bisedime, por ngecën shpejt pasi nuk na u përputhën synimet që kishim Asnjëherë nuk mbyllet me Tiranën, i konsideroj miq të gjithë, nuk e mbyll asnjëherë derën, i kam pritur dhe do i pres deri në momentin që të dyja palët të jemi të kënaqur. Unë i mirëpres të githa ofertat nga ekipet, përderisa kam qenë pjesë e Partizanit, 4 vjet si profesionist dhe kush e di sa vite amator tek mosha. Partizani ka qenë shumë i rëndëishëm në jetën time, pres oferta nga të gjithë.

Çdo eksperiencë në futboll është e bukur, jam ndjerë mirë në çdo ekip që kam luajtur. Jo vetëm me Partizanin dhe Tiranën, por edhe tek Flamurtari në ato kohë të vështira që kemi luajtur, po ashtu edhe në Kavajë apo Durrës. Fatmirësisht kam qenë në ekipe të mira dhe me djem të mirë. Ka ndryshime, futbolli në Shqipëri është më agresiv, në Rumani është më i shpejtë dhe taktik. Edhe atje nuk është më në nivelet e larta që ka qenë në krahasim me sa kam parë dhe dëgjova, por mbetet larg kampionatit shqiptar, ata investojnë shumë në futboll dhe kanë të bukur.

Nuk quhet hap në karrierë nëse kthehem në Shqipëri, sepse nga ekipi në Rumani e mora ofertën për të qëndruar dhe të vazhduar, por jam në një moshë që dua të sistemoj mirë familjen time, nuk dua të jem me çanta nëpër duar, dua të kem edhe qetësi shpirtërore. Mu bë qejfi që Partizani u shpall kampion, dhe gjej rastin për ta uruar, mu bë qejfi për presidentin pasi ka vite që investon. Se kam uruar se nuk kam dhënë shumë intervista, por meqë ma kujtuat po e uroj. Më bëhet qejfi dhe për ata djem të rinj që ka Partizani dhe me atë që kaluan do të kenë forcë për të vazhduar.

 

Penalltia e Bylisit- Nuk dua të komentoj vendimet e arbitrit, por jam i bindur që në rast që Tiranës iu akordua një 11-metërsh kundër, sigurisht unë nëse do të isha arbitër s’do ta jepja penalltinë. Më vjen mirë për Tiranën që përpiqet të ndërtojë ekip më të fortë se ai që ka pasur, iu uroj suksese dhe nuk mund të gjykoj vendimet e asnjërit.

Nuk jam i brishtë që të më ngelë peng që skam luajtur tek Kombëtarja, por kam bindjen që kam pasur periudha kur e kam merituar të luaj, por kush e di se pse jo.

Më ka pëlqyer Kombëtarja, përveç faktit që ka fituar ka luajtur edhe mirë. Trajneri po luan futboll sulmues, kemi një brez me djem të rinj, ka ikur koha që luajnin futbollistë vetëm sepse kishin emër. Nuk kanë qenë dy ndeshje më kundërshtar të fortë, testet e vërteta do ti shohim me Poloninë dhe Çekinë. Padiskutim që Shqipëria mund të shkojë në Europian, pse të mos e tentojë.

Zoti e di deri kur të luaj, nëse do të kem shëndetin, më falni për modestinë, por unë e mbaj veten pak të fortë por kam qejf të luaj deri kur ta shoh veten të arsyeshëm. Me këtë nivel që është kampionati shqiptar të paktën tani, më vjen keq ta them por mundem të luaj. Nuk e kam menduar fare të jem trajner, nuk më pëlqen, por jetës nuk i dihet. Nuk dua të jem trajner kur të lë futbollin. Nuk e gjej veten si trajner. Jam në pritje për këtë sezon, kam disa njerëz që më kanë kontaktuar më kanë dërguar edhe oferta, por jam në pritje të ofertës më të mirë”, deklaroi ai./PanoramaSport

Etiketa: BathaBylisPartizaniTirana

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Vodhën 4 milionë lekë në 3 banesa në Belsh, arrestohen 3 persona

Arrestohet 42-vjeçari, Apeli i kishte caktuar masën e sigurisë me burg për kultivim narkotikësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş