GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Baton Haxhiu: Rama nuk honeps dot asnjë prej njerëzve

21:47 - 25/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Baton Haxhiu: Rama nuk honeps dot asnjë prej njerëzve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Baton Haxhiu nga studio e emisionit “Opinion” tha se Kryeministri Edi Rama nuk honeps dot asnjë prej njerëzve dhe në këto kushte kursin e tij politik ai e cakton vetë.

“Ajo që unë i ndaj në faktor pozitarë dhe opozitarë, domethënë që politika dominante e pozitës ka të bëjë me mungesën e ndarjes së pushtetit.

Rama e ka një autoritet të pakonstestueshëm dhe nuk ka person të dytë, të tretë. Të kesh diskurs, të jesh i fuqishëm në vendimmarrje dhe të mos reagojë askush, domethënë autoriteti i njeriut të parë të PS e mbyt atë që quhet dëshirë për një pluralizëm brenda sistemit qeverisës.

Rama me diskurs intelektualisht dhe mënyrën se si qeveris, nuk honeps fare asnjë prej njerëzve. Ai është njeriu që përcakton kursin e tij qeverisës. Kjo është arsyeja e parë”, tha Haxhiu.

Për gjendjen në të cilën ndodhet politika shqiptare, Baton Haxhiu fajëson edhe opozitën.

“Ku është problemi i opozitës? Ka rezistencë të dobët dhe është për faktin se në mënyrë jo politike, ka dalë jashtë sistemit kur u bënë zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme.

Ata njerëz nuk kanë kuptuar asgjë nga politika. Domethënë i kanë bërë dhuratë Ramës jo këtë mandatin e tretë, por dhe të katërtin për arsye se ti bindësh njeërezit, që të ndërtosh rrjetin dhe besueshmërinë, do kohë.

Ndërkohë, në këto 10-vite, kemi 900 mijë njerëz minus në jetën tonë sociale. Tek ky element mirëqenia është më e madhe te këta njerëz që përfitojnë nga kjo qeverisje e Ramës dhe nuk janë pak. 400 mijë socialistë që janë brenda strukturës janë ata që janë luajalë ndaj sistemit. Fakti që përfitojnë nga kjo, dhe fakti që fëmijët e tyre përfitojnë, një pjesë e njerëzve që duhet të ekzistonin nuk ekzistojnë, s’janë, janë diku tjetër në Perëndim, kanë ikur.

Ata që kanë mbetur nuk bëjnë politik, ajo që quhet sot konferencë për shtyp, nuk është model i komunikimit”, tha ai.

Mënyrën e të bërit opozitë, analisti Baton Haxhiu e vlerëson si të dobët dhe kjo ndikon edhe në fuqizimin e pushtetit të Kryeministrit.

“Rezistenca e dobët e opozitës është lufta për veten. Dhe kjo është pasojë e atyre 6 viteve që s’kanë qenë në pushtet. Ndërkombëtarët bëjnë përpjekje për ta formalizuar një opozitë të fortë? Po kë të formalizojnë? Pavarësia e dobët e mediave, domethënë mediat janë projektues kryesor të asaj që pushteti me diskursin e vetë e tregon të vërtetën e tyre. Kur nisesh për një bojkotim, kur nisesh për refuzim të pushtetit, atëherë i shkon deri në fund, nuk mundesh ta krijosh imagjinatën për një rezistencë maksimale dhe të përfundosh i turpëruar maksimalisht”, theksoi Baton Haxhiu.

Etiketa: haxhiuOpozitaRama

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Lubonja: Jemi si Kalabria e viteve ’60. Shtet inkubator krimi

Dosja McGonigal, Lubonja: Prova ka, por prokurorët e SPAK kanë probleme me integritetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com