GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bayern kryen goditjen e parë në merkato, transferon shokun e Uzunit

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Bayern kryen goditjen e parë në merkato, transferon shokun e Uzunit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bayern Munich kryen goditjen e parë të merkatos, por jo për atë të janarit, por për atë të verës së ardhshme. Në fshehtësi të plotë, bavarezët kanë mbyllur me sukses marrëveshjen me klubin e Granadës për nënshkrimin e Bryan Zaragozas.

Drejtuesit gjermanë kanë pranuar të paguajnë klauzolën prej 15 milionë euro të 22-vjeccarit dhe kështu Zaragoza nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e rekordmenëve të Bundesligas teksa lojtari firmosi një kontratë deri në vitin 2028.

Sulmuesi, që formon së bashku me Myrto Uzunin repartin ofensiv te Granada, ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore dhe konsiderohet me të drejta të plota një lojtar i Bayern. Por, marrëveshja mes klubeve është që lojtari të qëndrojë te Granada si i huazuar tashmë dhe ta ndihmojë skuadrën për të mbijetuar në LaLiga.

Interes për Zaragozën pati edhe nga Leipzig, të cilët kërkonin ta transferonin sulmuesin në janar për shifrën e 14 milionë eurove. Megjithatë, Bayern fitoi konkurrencën duke përfituar edhe nga fakti se si vetë futbollisti ashtu edhe Granada nuk ishin dakord me kushtet e Leipzig.

Zaragoza firmosi këtë verë me Granadën dhe menjëherë ia doli të fitonte vëmendjen ndërsa në 14 ndeshje të elitës spanjolle ka koleksionuar pesë gola dhe dy asistë. Tashmë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, 22-vjeccari do të nisë me Bayern Munich aventurën më të rëndësishme të karrierës.

Etiketa: bayernmerkato

Lajme të lidhura

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Para
DETAJE/ 2-vjeçarja u dogj me cigare, familja e mbajti pa mjekim

Përndoqi e dhunoi një 24-vjeçare, arrestohet ish-i dashuri i vajzës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim
Aktualitet

Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

13:07 - 14/11/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë...

Lexo më shumë
Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

13:00 - 14/11/26
Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

12:42 - 14/11/26
Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë

Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë

12:19 - 14/11/26
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit! Dy viktima dhe disa të plagosur nga përplasja e 2 makinave

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit! Dy viktima dhe disa të plagosur nga përplasja e 2 makinave

11:58 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com