GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Baza detare e Sarandës mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë vulos vendimin

21:34 - 15/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Baza detare e Sarandës mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë vulos vendimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë vendosi të lërë në sekuestro bazën detare të Sarandës, ndonëse kompania “Marina Bay Saranda” përmes një rekursi synonte të shfuqizonte sekuestron e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Baza detare e Sarandës u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të këtij viti, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare.

Ndërkohë që gjatë kësaj kohe për këtë çështje është thirrur disa herë në SPAK ministrja Olta Xhaçka, por edhe funksionarë të lartë të forcave të armatosura, përfshirë ish-shefin e Shtabit, Bardhyl Kollçaku.

Në 1 korrik të vitit 2020, Ministria e Financave nënshkroi me kompaninë Marina Bay Saranda një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Sipas projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.

Por brenda sipërfaqes prej 265 mijë metrash, gjenden dhe 40 mijë metër tokë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare. Për këtë shkak, kontrata u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës Artur Meçollari, i cili pretendon se privatizimi i pronës së Flotës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe cënon kapacitetet mbrojtëse të vendit.

 

Etiketa: BAZA DETAREGjykata e LarteKryesore1SarandëSpak

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Shkullaku: Rama nuk po lë gur pa lëvizur që të eliminojë…

‘Rama ka shpërndarë lajme të rreme që Kurti të shpallet non grata’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull
moti

Parashikimi i motit për sot, 20 Shkurt 2026

07:30 - 20/02/26

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente...

Lexo më shumë
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com