GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Baza e përhershme ushtarake e SHBA në Kosovë, stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Baza e përhershme ushtarake e SHBA në Kosovë, stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës i ka ofruar SHBA-ve mundësinë që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes në Kosovë tha se këtë ofertë ia ka paraqitur Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl gjatë një vizite në Uashington. Sipas tij, SHBA janë duke e shqyrtuar ofertën që pastaj të koordinohen lidhur më këtë çështje.
Sipas Rrustem Berishë, ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, një bazë e përhershme ushtarake do të shuante pretendimet territoriale, doke pohuar se do të vendoste dhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mundësinë për krijimin e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë e shoh si një hap të qëlluar dhe e vlerësoj lartë, pasi që kjo ndikon në rritjen e stabilitetit të brendshëm në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Kjo gjithashtu do të ndikon në avancimin e raporteve të Kosovës me SHBA-të”, u shpreh Berisha.
Prej vitit 1999, në Kosovë ekziston kampi ushtarak amerikan, “Bondsteel”, i cili është kampi i vetëm amerikan në Evropën Juglindore. Sipas “Reuters”, në këtë kamp qëndrojnë 700 ushtarë amerikan.
Sipas Berishës, dallimi mes këtij kampi dhe bazës së përhershme është sepse baza ka një mesazh të qartë për ata që duan të marrin territoret që nuk ju takojnë.

Një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-ve në Kosovë do të shuante aspiratat e atyre që kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës si dhe do të hapte rrugë për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, ka pohuar ish-ministri.
Përmes kësaj baze ushtarake amerikane do të avancohet bashkëpunimi ushtarak në fushën e sigurisë mes dy vendeve si dhe do të ndihmohet zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vendosja e një baze ushtarake amerikane në Evropën Juglindore ishte kërkuar që në 2017 nga Këshilli Atlantik me seli në Uashington, përmes një raporti mbi Strategjinë e re amerikane në Ballkan. Sipas raportit, ajo do të ndihmonte stabilizimin e rajonit.

Etiketa: KosovePolitikeSHBAushtria

Lajme të lidhura

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Para
Kombëtarja U-15 zhvillon miqësoren e parë me Malin e Zi në Podgoricë

Kombëtarja U-15 zhvillon miqësoren e parë me Malin e Zi në Podgoricë

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com