GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Bazuar në shenjën tuaj të zodiakut, ju jeni e ngjashme me…

në Lifestyle
Kohë leximi: 5 min
A A
Bazuar në shenjën tuaj të zodiakut, ju jeni e ngjashme me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jeni kureshtare të dini se me cilën prej “yjeve” përshtateni më shumë, bazuar në cilësitë e shenjës së horoskopit?

Dashi – Rosalía

Personaliteti i saj imponohet kudo që ndodhet, zotëron energji të pashtershme dhe shikon gjithmonë përpara, ndërsa përpiqet gjithmonë të jetë e sinqertë në çdo gjë që bën, artistikisht dhe emocionalisht.

Demi- Kendall Jenner

Më e heshtura nga të gjitha Kardashian/Jenners, Kendall i është përkushtuar punës së saj, të cilën ajo sigurohet ta bëjë në mënyrë perfekte. Ajo ka një estetikë  në veshje, por e do luksin. Modelja ka siguri në vetvete dhe këtë gjë ua përcjell njerëzve përreth.

Binjakët – Selena Gomez

Komunikuese, inteligjente dhe mendjemprehtë, e ka të vështirë të qëndrojë larg botës! Ajo është gjithmonë e gatshme për gjëra të reja, i pëlqejnë sfidat profesionale dhe mbi të gjitha është një shoqe shumë e mirë.

Gaforrja – Zendaya

Një nga shenjat më emocionale, ajo gjithmonë përpiqet të ndihmojë të tjerët të arrijnë atë që duan, duke krijuar kështu marrëdhënie afatgjata dhe të thella. Mënyra se si ajo e sheh botën është unike dhe ndonëse duket më e ndjeshme seç duhet, në realitet ajo ka një qëndrueshmëri të madhe përballë çdo vështirësie.

Luani – Jennifer Lopez

Ajo mund të arrijë gjithçka, sado e vështirë të jetë. Askush nuk ia merr vëmendjen, përjashtojmë Ben Affleck. E talentuar me shumë talent, ajo shfrytëzon energjinë e saj në fusha të ndryshme dhe nuk pushon kurrë, duke u përpjekur vazhdimisht të dëshmojë se është më e mira në gjithçka.

Virgjëresha – Hailey Bieber

E rregulllt, e pastër! Bieber nuk e duron dot rrëmujën, as në jetën personale dhe as në shtëpinë e saj. Ajo punon shumë dhe e kanalizon atë ndjenjën e rendit dhe qetësisë në gjithçka, nga marka e saj personale e kozmetikës deri te marrëdhënia e saj me Justin Bieber.

Peshorja – Charlotte Casiraghi

Me Venusin si planetin e saj udhëzues, një Peshore gjithmonë dhe kudo ndjek elegancën. Një shenjë sociale, ajo përpiqet të mos mërzitet kurrë dhe dëshiron t’i argëtojë të gjithë.

Akrepi – Cara Delevingne

Akrepit i pëlqejnë situatat e tensionuara në çdo fushë të jetës.  Ka ndjenja shumë të thella për njerëzit, edhe nëse i fsheh me kujdes. Nëse e vendos mendjen për diçka, sigurisht që do t’ia dalë edhe nëse dikush e pengon. Një nga shenjat më aventureske të zodiakut, është gjithmonë e gatshme të përfshihet në situata të ndryshme për të jetuar eksperienca të reja.

Bricjapi – Emily Ratajkowski 

Këtu s’ka lojëra fjalësh! Bricjapi do të bëjë atë që ka vendosur, pavarësisht pasojave. Ai vazhdimisht bën plane për të arritur rrugën e tij dhe nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët. Është shefi absolut i jetës së tij.

Ujori – Hunter Schafer

Një pionier në gjithçka, Ujori lidhet thellë me njerëz që guxojnë dhe marrin kontrollin e jetës në duart e tyre. Kreativiteti i tyre shprehet në mënyra të ndryshme dhe ata janë disa nga njerëzit më interesantë që do të takoni ndonjëherë – ia vlen t’i mbani.

Peshqit – Nicola Peltz 

Romanca, arti, feminiliteti, elementet e femrës së Peshqve përfaqësohen nga aktorja Nicola Peltz. Ajo ëndërron dhe përdor instinktet e saj për të realizuar çdo dëshirë.

/tvklan.al

Etiketa: ngjashmeriapersonazheShenjatZodiak

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
‘Burgosi’ familjen, psikiatri sqaron rastin e 35-vjeçarit: Ja dy simptomat…

‘Burgosi’ familjen, psikiatri sqaron rastin e 35-vjeçarit: Ja dy simptomat...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar
Aktualitet

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26

Një incident kërcënues është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat i Ri, në Vlorë, ku një person ka...

Lexo më shumë
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

12:02 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com