GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BB: Përkeqësohet situata financiare në Shqipëri, rritja ekonomike për 2022 do jetë vetëm 3.8%

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
BB: Përkeqësohet situata financiare në Shqipëri, rritja ekonomike për 2022 do jetë vetëm 3.8%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore parashikohet të ngadalësohet në 3 për qind në vitin 2022 pasi politika më të rrepta makroekonomike dhe shpërthimet e përsëritura të COVID-19, përfshirë dhe atë të Omicron, rëndojnë mbi kërkesën konsumatore, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike për Shqipërinë në 2022 parashikohet të jetë 3.8 për qind. “Ekonomia botërore po përballet njëkohësisht me COVID-19, inflacionin dhe pasigurinë e politikave, me shpenzimet e qeverive dhe politikat monetare në territore të paeksploruara. Rritja e pabarazisë dhe sfidave të sigurisë janë veçanërisht të dëmshme për vendet në zhvillim. Vendosja e më shumë vendeve në një rrugë të favorshme rritjeje kërkon veprim të bashkërenduar ndërkombëtar dhe një seri gjithëpërfshirëse politikash kombëtare”, tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass.

Për vitin 2021 rritja në vend vlerësohet të ketë qenë 7.2%, ose 2.8 pikë për qind më e lartë sesa parashikimi i qershorit 2021. Nga vendet e rajonit, Shqipëria kishte në 2021 rritjen e dytë më të lartë pas Malit të Zi (me 10.8%, por ky shtet shënoi dhe rënien më të lartë në 2020), e ndjekur nga Kosova (7.1), Serbia me 6%, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e veriut me nga 4%.

Në krahasim me parashikimin e qershorit, për vitin 2022, pritshmëria për ekonominë shqiptare është rishikuar lehtë me 0.1 pikë përqindje më shumë. Sipas raportit, rritja në afatin e mesëm e Shqipërisë, dhe Maqedonisë së Veriut mund të nxitet nga përshpejtimi i reformave strukturore në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh që ky proces nuk shtyhet më tej.

Raporti thekson se bota po hyn në vitin e tretë të pandemisë dhe pavarësisht rritjes është e rrethuar me shumë rreziqe dhe pasiguri. Tre rreziqet kryesore me të cilat po përballen vendet në zhvillim, sipas bankës Botërore janë: Zhbalancimet makroekonomike, që kanë ardhur si rrjedhojë e rritjes së borxhit qeveritar .

-Bota po përballet me rritje të pabarazive, teksa Covid-19 bëri që të shënoheshin hapa pas në progresin për uljen e varfërisë.

-Rritja e pasigurive, pas shfaqjes së variantit Omicron që tregon se pandemia nuk ka mbaruar. Variantet e reja mund të vënë në rrezik edhe vendet që kanë nivele të larta vaksinimi, ndërsa mund të rrezikojë më shumë ato me nivel të ulët.

Inflacioni është një shqetësim tjetër që mund të ndikojë në furnizimin me ushqime, sidomos në vendet që janë në konflikte. Banka thotë se është e qartë do të përballemi me kohëra sfiduese për ekonominë globale – dhe veçanërisht për vendet në zhvillim -teksa stimujt ekonomikë po ngadalësohen dhe kushtet e kreditimit po shtrëngohen./Monitor

Etiketa: Banka Boteroreekonomi

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Mike Pompeo pëson ndryshimin drastik, humbet 41 kg në 6 muaj

Mike Pompeo pëson ndryshimin drastik, humbet 41 kg në 6 muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiranë. Një...

Lexo më shumë
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26
A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

11:50 - 22/10/26
Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

11:45 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com