GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BB: Rritja e çmimeve të energjisë do të shtonte varfërinë dhe vdekjet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
BB: Rritja e çmimeve të energjisë do të shtonte varfërinë dhe vdekjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familjet me të ardhura më të ulëta priren të shpenzojnë më shumë nga buxheti i tyre për energji sesa ato me të ardhura më të larta.

Kur kalohet nga nivelet më të ulëta në nivelet më të larta të të ardhurave, shpenzimet e familjeve për energji si pjesë e shpenzimeve totale zvogëlohen me 8 për qind në Shqipëri dhe 4 për qind në Kroaci, Taxhikistan dhe Turqi (shiko grafikun e mëposhtëm), referon një studim i fundit i Bankës Botërorë për vendet 22 vende të rajonit Europës Juglindore dhe Azinë Qendrore (ECA).

Edhe para krizës së fundit energjetike, familjet më të varfra ndanin deri në 60 për qind të buxhetit të tyre për gjërat thelbësore si ushqimi, strehimi dhe energjia, të cilat lanë pak fonde të lira për ngrohje më të mirë dhe izolim.

Studimi i Bankës tregon se familjet rrezikojnë të bien në varfëri absolute kur çmimet e energjisë rriten. Rritjet e mëtejshme të çmimeve mund të shtyjnë shumë qytetarë në 22 vende të Rajonit ECA në varfëri ekstreme dhe përqindjen e popullsisë që nuk mund të mbajë banesën ngrohtë.

Nga të dhëna të tjera krahasuese Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon dhe goditjet që mund të vijnë nga rritja e çmimeve të energjisë do të jenë më të larta.

Shumë familje gjithashtu kufizojnë kërkesën e tyre për ngrohje nën standardin normal. Kosova raportoi se mbi 40 për qind e popullsisë së saj nuk mund t’i mbante shtëpitë e tyre të ngrohta, më pas vijnë në renditje Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut.

Kur analizohet popullsia që ka të ardhura 60 për qind më pak se mesatarja, Kosova dhe Shqipëria raportojnë respektivisht 53 dhe 58 për qind të të popullatës në këtë nivel të ardhurash që nuk mund të sigurojë ngrohje.

Mungesa e ngrohjes ka efekte të rënda që çojnë edhe në humbje jete. BB referon raporte që dokumentojnë për norma të larta të vdekjeve në dimër tek ata që jetojnë në temperatura të ulëta në banesat e tyre. Ka gjithashtu kostot shëndetësore që lidhen me ngarkesën shtesë në sistemet shëndetësore. Këto rreziqe janë shpesh më të rënda edhe për fëmijët dhe të moshuarit.

Vetëm 9 vende në Rajon ofrojnë skema mbështetëse, duke kompensuar familjet për ngrohjen e banesave, por shpesh ato janë jo efikase. Psh në Shqipëri subvencionet e energjisë elektrike janë kompensimi më i zakonshëm tek pensionistët me afërsisht 5 euro në muaj, ndërsa në Bosnje pothuajse 200 euro në muaj.

Nëse çmimet e ngrohjes bëhen të papërballueshme, familjeve shpesh u mbeten dy zgjedhje jo tërheqëse: të zvogëlojnë nivelet e ngrohjes në shtëpi ose kthehen mënyra të tjera me gaz ose dru të cilat shpesh kanë emetime më të larta./Monitor

Etiketa: energjivarferi

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Parkimi i makinës “molla e sherrit”, ja detajet nga vrasja në Shkodër

Parkimi i makinës "molla e sherrit", ja detajet nga vrasja në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dogjën makinën e drejtoreshës së shkollës në Vlorë, në pranga autori dhe porositësi (Emrat)
Aktualitet

Dogjën makinën e drejtoreshës së shkollës në Vlorë, në pranga autori dhe porositësi (Emrat)

09:34 - 23/10/26

Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë, për djegien e një automjeti. Ngjarja u regjistrua një muaj më parë...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:06 - 23/10/26
Rama nxjerr sërish ‘gurët’ para Kryeministrisë: Pranoni dialogun ose ju pret burgu!

Rama nxjerr sërish ‘gurët’ para Kryeministrisë: Pranoni dialogun ose ju pret burgu!

08:48 - 23/10/26
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

08:40 - 23/10/26
“Kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe”, Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

“Kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe”, Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

08:34 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com