GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BBC nxjerr videon: Prigozhin ndihej i rrezikuar (VIDEO)

20:46 - 31/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BBC nxjerr videon: Prigozhin ndihej i rrezikuar (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Uagner, Yevgeny Prigozhin aludoi për kërcënime ndaj sigurisë së tij në një video që duket se është filmuar disa ditë përpara se ai të vdiste në një aksident ajror.

“Për ata që po diskutojnë nëse jam gjallë apo jo… çdo gjë është në rregull,” thotë ai në klipin e shkurtër në Telegram.

Udhëheqësi mercenar rus u varros në një funeral në Shën Petersburg të martën, sipas ekipit të tij të shtypit.

Prigozhin dhe nëntë të tjerë u vranë nga rrëzimi i avionit pranë Moskës më 23 gusht, çka solli spekulime të furishme.

Bosi i Ëagner ishte përshkruar nga shumë njerëz si ‘një i vdekur që ecën’, pasi ai udhëhoqi një kryengritje të dështuar në qershor, gjatë së cilës luftëtarët e tij morën kontrollin e një qyteti rus dhe marshuan drejt Moskës.

Shtëpia e Bardhë ka sugjeruar se autoritetet ruse mund të qëndrojnë pas vdekjes së tij, megjithëse Kremlini ka hedhur poshtë çdo sugjerim për përfshirjen e tij si një ‘gënjeshtër të plotë’.

Zona Gri, një kanal në Telegram i lidhur me Ëagner, që publikoi videon e re të enjten, tha se avioni ishte rrëzuar nga ushtria ruse- megjithëse nuk dha prova për të mbështetur këtë pretendim.

Në klipin e shkurtër, më pak se 30 sekonda, Prigozhin thotë: “Për ata që po diskutojnë nëse jam gjallë apo jo, se si po ia kaloj- tani është fundjavë, gjysma e dytë e gushtit, jam në Afrikë”.

“Pra, për njerëzit që duan të diskutojnë për të më fshirë mua, ose jetën time private, se sa shumë fitoj apo çfarëdo gjëje tjetër- gjithçka është në rregull”.

Referenca për ‘fundjavën’ në video sugjeron se ajo mund të jetë regjistruar më 19 ose 20 gusht.

E regjistruar në një automjet në lëvizje, video tregon Prigozhin të veshur me rroba kamuflazhi dhe me një kapele të ngjashme me atë që kishte veshur në videon e publikuar nga Zona Gri më 21 gusht, në të cilën ai gjithashtu sugjeron se ishte në Afrikë.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vendndodhjet dhe as datat e asnjërës video.

Prigozhin ishte dikur një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Por ndërsa pushtimi rus i Ukrainës nisi të lëkundej, ai u bë një kritik i shpeshtë i udhëheqjes ushtarake të vendit të tij, nëse jo edhe vetë presidentit.

Putin e përshkroi tentativën për kryengritje në qershor si një ‘thikë pas shpine’, por duket se ka nënshkruar një marrëveshje që e bënte Prigozhinin të shmangte akuzat dhe luftëtarët e Ëagner të zhvendoseshin në Bjellorusi ose t’i bashkëngjiteshin ushtrisë së rregullt ruse.

Sidoqoftë, shumë ekspertë kishin dyshime se Prigozhin do të lejohej të shpëtonte pasi sfidoi në mënyrë kaq të hapur Kremlinin.

Etiketa: BBCPrigozhini

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Partizani kryeson pas 45 minutave të para

Partizani kryeson pas 45 minutave të para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com