GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE e ndarë mbi sanksionet ndaj Izraelit për Gazën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE e ndarë mbi sanksionet ndaj Izraelit për Gazën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian mbeti i ndarë sot mbi mënyrën se si të reagojë ndaj situatës katastrofike humanitare në Rripin e Gazës dhe mbi masat që duhen marrë ndaj Izraelit, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Kopenhagë.

Komisioni Evropian kishte propozuar pezullimin e financimit të kërkimit për kompanitë izraelite, pas një rishikimi të brendshëm të BE-së, i cili përfundoi se veprimet e Izraelit në këtë territor shkelin marrëveshjen BE-Izrael, që detyron të dyja palët të respektojnë të drejtat e njeriut.

Gjermania ka qenë ndër vendet që kanë bllokuar këtë masë.

“Berlini për momentin nuk është gati të mbështesë propozimin e sanksioneve, tha ministri i Jashtëm gjerman Johan Wadephul. “Masa e planifikuar ka të ngjarë të mos ndikojë në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, prandaj Gjermania nuk është e bindur për këtë propozim”, shtoi ai.

Wadephul theksoi se Gjermania po kufizon dorëzimin e armëve për Izraelin, një masë që sipas tij është shumë e nevojshme.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, tha se nuk është “shumë optimiste” për të arritur një konsensus mbi reagimin ndaj luftës në Gaza, pasi propozimi i saj për pezullimin e financimit të kërkimit nuk ka arritur mbështetjen e shumicës së kërkuar.

Planet duhet të miratohen nga një shumicë e kualifikuar, që do të thotë të paktën 15 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së bllokut. Kjo i jep Gjermanisë, shteti më i madh i BE-së me 83.5 milion banorë, një ndikim të madh.

“Kur jemi të ndarë, nuk kemi një zë të unifikuar. Pa një zë të unifikuar, në këtë temë nuk kemi ndikim në skenën globale”, shtoi Kallas.

Ndërsa disa vende të BE-së, si Gjermania dhe Austria, mbeten të rezervuara për të mbështetur sanksionet, disa të tjera, përfshirë Danimarkën, Spanjën dhe Irlandën, po kërkojnë një qëndrim më të fortë.

“Tani duhet të kthejmë fjalët në veprime”, tha ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen “Ne e konsiderojmë Izraelin dhe popullin izraelit si miq. Por kemi një problem me qeverinë aktuale”, shtoi ai.

“Danimarka është gati të kufizojë tregtinë me Izraelin, të vendosë ndalim për produktet nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor ose të vendosë sanksione ndaj ministrave izraelitë”, tha Rasmussen.

Etiketa: BEGazaIzrael

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Një viktimë dhe pesë të plagosur, pasi një makinë futet në mes të turmës në Francë

Një viktimë dhe pesë të plagosur, pasi një makinë futet në mes të turmës në Francë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26

Banorët e Bashkisë Krujë, janë thërritur sot në polici, duke iu bërë presion në mënyrë që të mos dalin në...

Lexo më shumë
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com