GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE ia bën të qartë Ramës: Nuk ka ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

22:40 - 11/04/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
BE ia bën të qartë Ramës: Nuk ka ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana zyrtare, nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare ngelet në ngërç, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe hapjen e negociatave menjëherë, duke qenë se kushtet janë plotësuar. Ka qenë kjo kërkesa e popullit shqiptar – e shprehur në procesin e Këshillimit Kombëtar me 67% të votave pro – për të ndarë Shqipërinë nga fqinja e saj në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Por, unioni mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij. Ana Pisonero, zëdhënësja e shtypit për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë pranë BE-së, në një përgjigje për Albanian Post (AP), shkruan se, “qëndrimi i BE-së mbetet i qartë”.

“Presim me padurim nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet, me mbajtjen sa më të shpejtë të Konferencave të Para Ndërqeveritare”, shkruan ajo.

Pisonero shton se, Këshilli Evropian vendosi në mars të 2020-ës të hapte negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kishin plotësuar detyrat duke e merituar këtë. Zëdhënësja e BE-së ka edhe një mesazh për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo shprehet se unioni i inkurajon të dyja palët që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet e mbetura pezull. Zyrtarë të lartë të BE-së kanë ravijëzuar se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por veto-ja bullgare ndaj MV-së mbetet penalizuese.

Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, u shpreh se Shqipëria do të kërkojë ndarje nga MV-ja. Ai e paralajmëroi në dhjetor të vitit të kaluar se, nëse Bullgaria do të vazhdojë të vërë veton, “do të fillojmë hapur të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut”. Numri një i Qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë si një fazë absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria.

Vitin e kaluar, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, la të kuptohej se unioni mund t’i çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia e Veriut nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë. Përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u bllokua më 22 qershor, për shkak të vetos së Bullgarisë, për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Kushtet e Bullgarisë përfshijnë refuzimin e qartë të Republikës së Maqedonisë Veriore nga pretendimet territoriale, të pakicave dhe historike ndaj Bullgarisë.

Sakaq, ata kërkojnë ndryshimin e mbishkrimeve apo monumenteve që nxisin urrejtjen ndaj Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këto dy shtete kanë pasur konflikte të hershme historike. Tensionet mes vendeve u rritën vitin e kaluar. Kjo erdhi pas vendosjes së vetos nga pala bullgare për hapjen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe MV-së. Kjo për shkak të dështimit të qeverisë së Shkupit për të adresuar shqetësime të caktuara të identitetit. Bullgaria kërkoi që termi “gjuhë maqedonase” të mos përdoret në asnjë dokument negociues të BE-së, pasi ajo e konsideron gjuhën si një dialekt bullgar. Së dyti, Bullgaria i ka kërkuar MV-së të “pranojë” origjinën bullgare të kombit maqedonas, pasi nuk “ekziston” një komb i veçantë maqedonas.

Sipas shtetit bullgar, ky i fundit është vetëm një krijim “artificial” i komunistëve jugosllavë si pasojë e Luftës së Dytë Botërore. Sofja zyrtare këmbëngul që Shkupi të heqë dorë nga pretendimi i tij për njohjen zyrtare të pakicës maqedonase në Bullgari./Marrë nga Albanianpost.com.

 

Etiketa: BEbenEdi RamaKryesore1Maqedonia VeriutqarteShqiperia

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Ish-zyrtari i Lartë: Ja si parandaluam ekezekutimin e Thaçit nga serbët në 2014

Ish-zyrtari i Lartë: Ja si parandaluam ekezekutimin e Thaçit nga serbët në 2014

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
Aktualitet

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 16/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com