GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BE-ja paralajmëron shtim masash ndëshkuese ndaj Kosovës

23:18 - 08/08/24
në Aktualitet, Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
BE-ja paralajmëron shtim masash ndëshkuese ndaj Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha të enjten se blloku mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për shtypin në Bruksel, i pyetur rreth mbylljes së degëve të Postës së Serbisë dhe planeve të Prishtinës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës në komunën veriore të banuar me shumicë serbe dhe atë jugore me shumicë shqiptare.

Që nga qershori i vitit 2023 Kosova është nën masa ndëshkuese për shkak të tensioneve që pasuan hyrjen me forcë të kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre në fund të muajit maj, që u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë, të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Bashkimi Evropian kishte kërkuar shtensionimin e situatës në veri, largimin e njësive të posaçme të policisë nga ndërtesat komunale dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetarë të komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt shtensionimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim. E kemi thënë atëherë se këto masa mund të shtohen apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës… Kemi masa në fuqi dhe ato mund të shtohen nëse aktorët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, tha zëdhënësi Stano.

Ai tha se Bashkimi Evropian si dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre që administrata në Prishtinë të mos vazhdojë me “serinë e hapave kundërproduktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pa bashkërenduar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të shqyrtojmë se çfarë masash do të marrim nëse situata nuk ndryshon”.

Të mërkurën zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mattheë Miller, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara me vendimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë.

Të hënën autoritetet mbyllën nëntë degë të Postës Serbe në veri të Kosovës, për të cilat thanë se vepronin pa licencë.

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës u paraqiti diplomatëve perëndimorë në Prishtinë një plan për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër. Qeveria tha se “liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi. Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian”.

Por, synimi për hapjen e urës që çoi edhe në protesta të qytetarëve serbë në veri, nuk u mbështet nga diplomatët, ndërsa forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja paralajmëruan se “do të trajtojnë çdo zhvillim që ndikon mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkojnë që këto çështje të trajtohen dhe zgjidhen në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

BE-ja tha se “hapat e njëanshëm dhe të pa bashkërenduar e zhvendosin vëmendjen nga përparësia kryesore për të dyja palët që është zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Por, përpjekjet e muajit qershor që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Muajin e kaluar palët u dërguan ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes, në bazë të të cilave blloku pritet të hartojë një propozim të ri mbi këtë proces. Ende nuk një propozim të tillë.

Etiketa: BEmasa per kosoven

Lajme të lidhura

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
Aktualitet

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

20:24 - 24/02/26
Para
E reja dhunohet brutalisht teksa konsumonte darkën, akuzon ish konkurenten e Big Brother/FOTO

E reja dhunohet brutalisht teksa konsumonte darkën, akuzon ish konkurenten e Big Brother/FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com