GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BE kërkon detaje nga marrëveshja për emigrantët: Cili është qëllimi..

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
BE kërkon detaje nga marrëveshja për emigrantët: Cili është qëllimi..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Evropian ka kërkuar informacion në lidhje me detajet e marrëveshjes që Roma dhe Tirana kanë nënshkruar që Italia të krijojë qendra emigrantësh në Shqipëri, tha të martën një zëdhënës i ekzekutivit të BE-së.

Komisioni Europian pretendon se “është informuar për marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët përpara deklaratës Rama-Meloni”.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Brukselit, Anitta Hipper, e cila shton: “Jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim detaje për marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë”.

“Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë”, përfundon ajo.

Lidhur me krahasimin e marrëveshjes së lidhur nga Meloni me atë Britani e Madhe-Ruandë për kontraktimin e emigrantëve, pas vizitës së papritur të kryeministrit italian në Shqipëri këtë verë, Hipper saktëson:

“Kemi ngritur disa pyetje për marrëveshjen e Londrës. Ne kemi nevojë për më shumë informacion nga Italia përpara se të hyjmë në detaje, por nga gjërat e para që shohim nuk është njësoj”. 

Emigrantët, dy qendrat italiane në Shqipëri - foto 1

Më pas zëdhënësja vazhdon: “Për sa i përket kërkesave për azil të paraqitura në territorin e një shteti anëtar, dhe kjo përfshin si kufirin tokësor ashtu edhe atë detar, ekziston një element që thotë gjithashtu se shtetet anëtare nuk janë të përjashtuara nga mundësia e marrjes së masave sipas ligjit kombëtar për të lejuar aplikimet për azil që të dorëzohen nga njerëz nga vendet e treta.

Megjithatë, kjo duhet të bëhet pa paragjykuar aplikimin e Bashkimit për azil. Tani duhet të shqyrtojmë saktësisht se çfarë do të bëhet përpara se të mund të komentojmë “.

Dhe ajo kujtoi se “kur bëhet fjalë për kërkim-shpëtim, nuk është Komisioni ai që ka fuqinë të tregojë vendet e zbarkimit”. 

Etiketa: BEEdi RamaemigrantetmarreveshjaMeloni

Lajme të lidhura

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Para
“Ka humbur një fëmijë”, Gent Zenelaj rrëfen tragjedinë në familjen e tij

Marrëveshja për refugjatët në Shëngjin, reagon aktori: Pabesi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com