GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për takim të nivelit të lartë

08:53 - 26/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
BE kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për takim të nivelit të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Europian shpreson se gjatë kësaj jave do të ketë edhe një takim mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Pas dështimit javën e kaluar që të arrihet marrëveshja për targat, një burim i bllokut europian u ka thënë të hënën, gazetarëve se palëve u është përcjellë ftesa që të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje dhe tema tjera.

Ky burim ka thënë se në takimet e fundit pala kosovare ishte e interesuar që të arrihet zgjidhje e përhershme për targat, ndërsa pala serbe ishte më shumë e interesuar për të ruajtur status quo-n.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat parashikon mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës. Sipas këtij burimi, palët janë “shumë afër” për të arritur dy marrëveshje tjera, atë për energji dhe për personat e zhdukur.

“Sa i përket çështjes së personave të zhdukur, praktikisht ka mbetur të zgjidhen vetëm dy fjalë, pra një gjysmë fjalie, që të kemi marrëveshjen”, ka thënë ky burim.

Në BE thonë se është e domosdoshme që të ketë shpejt marrëveshje, në mënyrë që të krijohen kushtet për takimin e nivel të lartë politik mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Të dy u kanë thënë përfaqësuesve të BE-së dhe Kuintit (Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania) se janë të gatshëm të vijnë në takime, në kuadër të dialogut, kurdo që të ftohen nga BE-ja” ka thënë një zyrtar i BE-së.

Megjithatë, kryediplomati europian, Josep Borrell ka thënë më parë se ai nuk do t’i ftojë palët në takim të tillë nëse nuk do të ketë sinjale të qarta se ato kanë gatishmëri për të arritur përparim në takime të tilla. Arritja e marrëveshjeve për targat, për energji dhe të zhdukurit do të krijonte kushte edhe për takim në nivel të lartë mendojnë në BE.

Ky zyrtar i BE-së ka sqaruar se nuk ka pasur afat kohor për skadimin e marrëveshjes për regjimin e përkohshëm të përdorimit të letrave ngjitëse për targat, por mandati prej gjashtë muajsh ka qenë vetëm për grupet punuese për të paraqitur opsionet.

Këto grupe janë takuar tetë herë në gjashtë muaj. Por në asnjë raund nuk ka pasur pajtueshmëri mes tyre. Burimet e BE-së kanë sqaruar po ashtu se për territorin e Kosovës vetëm autoritetet e Kosovës mund të lëshojnë targa të makinave dhe me këtë Serbia është pajtuar me kohë.

Por megjithatë në BE kanë frikë se zbatimi me forcë i ndonjë vendimi nga ana e Kosovës mund të krijojë tensione të panevojshme prandaj kanë bërë thirrje që të mos ketë veprime të ngutshme dhe të njëanshme.

Marrëveshja e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel, ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti./ REL

Etiketa: kosova dhe serbiame Bashkimin Europiantakim i nivelit te larte

Lajme të lidhura

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja
Kosovë & Rajon

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

18:18 - 04/03/26
Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje
Breaking Views

Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

16:42 - 03/03/26
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet
Breaking Views

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet

18:34 - 02/03/26
Para
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së takim me Putinin, ja çfarë pritet të diskutojnë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së takim me Putinin, ja çfarë pritet të diskutojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti
Aktualitet

Përplasjet me PS për banorët e Rrjollit, Agron Shehaj përjashtohet 20 ditë nga punimet e Kuvendit

10:11 - 05/03/26

Deputeti i partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar me 20 ditë punimet e Kuvendit. Ky vendim u mor sot në...

Lexo më shumë
Lëvizje të reja në Polici, ndryshime në disa komisariate të vendit

Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen edhe tre zyrtarë të Kadastrës

09:54 - 05/03/26
Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

09:45 - 05/03/26
Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë

09:39 - 05/03/26
Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

08:49 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com