GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE kërkon ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Lindjen e Mesme

08:20 - 14/11/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE kërkon ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Lindjen e Mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

27 Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së theksuan kërkesën e tyre për ndërprerje të luftimeve në konfliktin e Lindjes së Mesme. E re në formulimin e kërkesës së tyre është “e menjëhershme”.

BE insiston për ndërprerje humanitare të luftimeve në Lindjen e Mesme. “Në sfondin e gjendjes humanitare duhet patjetër një ndërprerje e luftimeve, madje kjo menjëherë”, tha i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në përfundim të takimit të 27 ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel. Për deklaratën e nxjerrë pas takimit përfaqësuesit e shteteve të BE-së kishin rënë dakord qysh një ditë më parë. E reja në kërkesën e tyre është, se ndërprerja e luftimeve duhet të bëhet “menjëherë”. Eshtë e nevojshme të krijohen korridore humanitare, në mënyrë që ndihmat të mbërrijnë në Gazë.

Borrell deklaroi gjithashtu, se do të shkojë ditët e ardhshme në Lindjen e Mesme. Brenda javës ai planifikon të shkojë në Izrael dhe në territoret palestineze si dhe në Bahrain, Arabinë Saudite dhe në Jordani, tha Borrell. Ai do të bisedojë “me politikanët drejtues në rajon për ndihmat humanitare dhe çështjet politike”.

Në takimin e këshillit për politikën e jashtme ishte i pranishëm edhe komisari përgjegjës Janez Lenarcic. Sipas të dhënave të tij në Gazë nuk ka më furnizim me ujë, ushqime dhe medikamente.

Kryediplomati i BE-së për një zgjidhje me dy shtete

BE insiston për hapjen e korridoreve humanitare, në mënyrë që të mbërrijnë ndihmat në Rripin e Gazës. 40 kamionë kalojnë ndërkohë çdo ditë pikën kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit. Por kjo është shumë pak, theksoi Borrell. Përpara luftës kalonin 500 kamionë në ditë. Tani po mendohet që ndihmat të transportohen nga deti.

Etiketa: BELindjeluftime

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
BE propozon paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE propozon paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com