GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BE kundër “pasaportave të arta” të Ramës

23:01 - 24/12/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hohmann uron 110-vjetorin e pavarësisë: Mbështesim ëndrrën tuaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

BE kërkoi nëpërmjet ambasadores Hohmann që lufta kundër korrupsionit të vazhdojë me ndëshkimin nga SPAK të zyrtarëve të lartë.

“T’i jepet fund mosndëshkimit, ky është një mesazh që e dëgjoj shumë shpesh në takimet dhe shkëmbimet në gjithë vendin, përfshirë nga profesionistë të rinj dhe sipërmarrës.  Nga këndvështrimi i BE, Shqipëria po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërtuar një historik hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh në luftën kundër korrupsionit dhe po shohim rezultatet e para. Është e qartë që këto përpjekje duhet të vazhdojnë, duke përfshirë vullnet më të madh politik, forcim të mëtejshëm të strukturave përkatëse, burimeve dhe aftësive adekuate që mbeten të nevojshme”, tha ambasadorja Hohmann në një intervistë për DW.

Ambasadorja e BE në vendin tonë bën thirrje për bashkëpunim mes forcave politike për hir të reformave të integrimit.

“Ajo që nisëm në Korrik i ngjan një maratone. Ajo nënkupton shumë punë në të ardhmen, vendosmëri të fortë politike nga i gjithë spektri politik, kompetencë të jashtëzakonshme dhe udhëheqje të fuqishme për të sjellë atë ndryshim transformues që përcakton procesin e anëtarësimit në BE”, u shpreh Christiane Hohmann.

BE këshillon qeverine Rama që të mos zbatojë projektin e “pasaportave të arta”.

“Rreziqet që lidhen me krijimin e një skeme të tillë janë theksuar në disa raporte të Komisionit Evropian dhe në disa takime të zhvilluara mes zyrtarëve të BE dhe autoriteteve shqiptare gjatë viteve të fundit. Këto rreziqe janë shprehur në mënyrë eksplicite në raportin e fundit vjetor të progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, si dhe në Raportin e fundit të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave. Këto rreziqe përfshijnë depërtimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”, tha ambasadorja.

Ambasadorja Hohmman e mbyll intervistën e saj me këshillën që qeveria Rama të fokusohet fuqishëm në përshpejtimin e reformave që lidhen me BE, duke formësuar një konsensus politik dhe kombëtar përtej linjave partiake dhe me të gjitha segmentet e shoqërisë.

Etiketa: BEKryesore1pasaportat e arta

Lajme të lidhura

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës
Aktualitet

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës

10:34 - 09/04/26
Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime
Aktualitet

Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime

10:20 - 09/04/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Para
Historiku, si masakroi Kisha ndër vite indigjenët/ Papa drejt Kanadasë për të kërkuar falje

“Njerëzimi, i pangopur për para...”/ Mesazhi domethënës i Papës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës
Aktualitet

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës

10:34 - 09/04/26

Organizata Animal Rescue Albania ka denoncuar në rrjetet sociale një “varr masiv qensh: në Tiranë, ku sipas tyre bëhet fjalë...

Lexo më shumë
Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime

Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime

10:20 - 09/04/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët

The Guardian: Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi

09:32 - 09/04/26
Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

09:10 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com