GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

BE kundër Republikës Srbska mbi ligjin për shpifjen

11:29 - 24/03/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
REL: Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në entitetin e Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, përmes të cilit shpifja bëhet vepër penale.

Sipas Bashkimit Evropian, këto ndryshime do të vendosin kufizime të panevojshme dhe disproporcionale për lirinë e mediave dhe shoqërinë civile.

“Vendimi i sotëm është qartë një hap në drejtim të gabuar dhe ka efekt dëmtues në lirinë e mediave në Republikën Sërpska. Në të njëjtën kohë, vë në dyshim edhe përkushtimin strategjik të partisë në pushtet në Republika Srpska për integrimin e Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja tërheq vërejtjen se, nëse ky ligj në fund miratohet, do të paraqesë një goditje të rëndë për mjedisin e veprimit të shoqërisë civile, lirinë e shprehjes, lirinë e mediave dhe shënon hap mbrapa në mbrojtjen e të drejtave themelore.

“BE-ja i bën thirrje entitetit Republika Srpska që ta tërheqë këtë ndryshim dhe të sigurojë mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mediave”, thuhet në komunikatë, ku ndër tjerash BE-ja ia rikujton Bosnjë e Hercegovinës se duhet t’i respektojë prioritetet të cilat i ka caktuar Komisioni Evropian në mendimin për statusin e kandidatit për këtë shtet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes.

Ashpërsimi i Ligjit penal për të ndëshkuar gazetarët në entitetin serb të Bosnjë e Hercegovinës shihet nga diplomatët në BE si një tentim i liderit të këtij entiteti, Milorad Dodik, për të heshtur mediat kritike ndaj tij.

Të enjten, më 23 mars, Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska miratoi, në fazën e parë, një ligj që parashikon gjoba të larta për shpifje, gjë që shkaktoi shumë kritika nga punonjësit e medias dhe sektori joqeveritar.

Etiketa: BEshpifjesrbska

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
“Bëjini presion Serbisë”, Kurti thirrje ndërkombëtarëve

Albin Kurti vjen të dielën në Tiranë, ja pse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com