GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën.

Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok.

Në tekstin e ri të kornizës negociuese si kusht është vendosur kjo fjali: “Serbia zbaton plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), të cilat edhe kishin propozuar këto ndryshime, e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave për ta miratuar ato, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

“Të dyja palët kishin pranuar obligimet e tyre përkatëse, se Marrëveshja për normalizimin [e marrëdhënieve] do të bëhej pjesë përbërëse e rrugëtimit të tyre të integrimeve evropiane. Zbatimi i Aneksit të arritur në mars të vitit 2023 reflekton këtë obligim të të dyja palëve”, tha Stano.

Stano konfirmoi se edhe për Kosovën do të bëhet formal një detyrim i tillë përmes një grupi “special për normalizim”.

“Agjenda e takimit të ardhshëm të grupit special për normalizim për Kosovën do të përditësohet po ashtu. Ne presim që të dyja palët ta zbatojnë Marrëveshjen dhe të gjitha obligimet tjera që kanë mbetur nga dialogu, sepse kjo është kyçe për rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, shtoi ai.

Pajtimin për këto ndryshime e kishin arritur ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së javën e kaluar.

Ky ndryshim ishte kërkuar për të përfshirë edhe obligimin për zbatimin e marrëveshjes nga dialogu i Serbisë me Kosovën si kusht në kuadër të kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit qysh kur ishte arritur marrëveshja para një viti.

Përparimi në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën edhe më herët kishte qenë pjesë e kushtëzimeve në negociatat e anëtarësimit të Beogradit në BE, por tani në mënyrë specifike përmendet kushti i zbatimit të marrëveshjes të arritur vitin e kaluar.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

BE-ja insiston se marrëveshja dhe aneksi, pavarësisht se nuk janë nënshkruar nga palët, janë obligime ligjore për të dyja vendet.

Serbia përmes zyrtarëve të saj disa herë ka thënë se ajo nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare./REL

Etiketa: BEKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale
Kosovë & Rajon

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Para
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria Shkodër i sekuestron pasuritë (Emri)

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria Shkodër i sekuestron pasuritë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën
Aktualitet

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas kontrabandës së armëve. Në një konferencë për...

Lexo më shumë
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com