GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

BE, me marrshin N drejt zgjerimit!

23:22 - 17/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

 

Lufta (në Ukrainë) ka ndryshuar gjithçka: Gjermania nuk është më pacifiste, Zvicra nuk është më neutrale, opinioni në Suedi dhe Finlandë kërkon anetarësim në NATO, Rusia është përjashtuar nga Këshilli Europës. BE e krijuar për të shmangur luftën në kontinent nuk është ajo që ishte para 3 javësh. BE ka ndryshuar sepse lufta ka trokitur në shtëpi!

Por duket në këto kohë ndryshimesh epokale një gjë ka mbetur e pa ndryshuar: procesi zgjerimit të BE-së!

Edhe sot flitet njëlloj si para 24 shkurtit (ditës së sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës) Do të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse Bullgaria heq veton ndaj Shkupit?! Pastaj vijon mbledhja e parë, pastaj nis puna me kapitujt etj etj!

Nëse Brukseli deri më tani ka shpallur në valën e 4-t të sanksioneve ndaj Rusisë, është koha që t’i japë një goditje ëndrrave dhe aspiratave të Rusisë në rajon duke përshpejtuar në maksimum anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE!

Në këtë mënyrë i jepet një ndihmë edhe aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në BE! Deri më tani Ukrainës ju tha se nuk mund të ketë një korsi të veçantë shpejtësie për ju sepse vendet e Ballkanit po presin në radhë duke bërë detyrat e shtëpisë!

Më shumë se çështje ekonomike (gjithë GDP e gjithë vendeve të rajonit është më e vogël se Greqia dhe gjithë popullsia e rajonit është 16 milionë banorë) anëtarësimi i vendeve të Ballkanit është çështje sigurie si për BE ashtu edhe për rajonin!

Nëse çdo gjë vijon si me parë?

Kosto e zvarritjes në procesin e integrimit do të jetë më e lartë se kosto e menaxhimit duke qenë brenda Unionit.  BE do të shpenzojë  më pak e do të ketë më pak probleme duke na përthithur pa procedura, sesa duke na mbajtur jashtë saj, tërhiq e mos këput.

Në qershorin e vitit të ardhshëm, mbushen 20 vjet nga Samiti famshëm i Selanikut ku kryetarët e shteteve të BE i premtuan rajonit perspektivën e anëtarësimit. Gjatë këtyre 20 viteve vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE!

Mbi 65% e njerëzve në rajon mbështesin anëtarësimin në BE! Komisioni Europian thotë prej 3 vitesh se kushtet teknike janë plotësuar! (Po të “skanohen” me kapitujt e sotëm gjysma e vendeve të BE-së nuk kalojnë testin)  Tani mbetet vullneti politik! Nëse vendet e mëdha anëtarë të Unionit, dy tre vite më parë shqetësoheshin për disa mijëra azilkërkues shqiptarë, sot në BE janë 3 milionë refugjatë!

Lufta ka ndryshuar gjithçka! A do të ndryshojë edhe politikën e zgjerimit të BE-se ndaj Ballkanit apo do të vijojë të qëndrojë me marrshin N?!

Etiketa: BEmarrshiNzgjerimi

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com