GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BE: Ndihma 700 mln euro për drejtësinë në Ballkan nuk ishte efikase, Shqipëria ende shumë probleme

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
BE: Ndihma 700 mln euro për drejtësinë në Ballkan nuk ishte efikase, Shqipëria ende shumë probleme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndihma e Bashkimit Europian prej 700 milionë eurosh për avancimin e reformave me synim sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor ka pasur shumë pak ndikim, sipas një raporti publikuar nga Gjykata Europiane e Auditorëve këto ditë. Gjatë viteve 2014-2020, Bashkimi Europian disbursoi një shumë prej 690 milionë eurosh për forcimin e shtetit ligjor në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfituesit më të mëdhenj ishin Serbia dhe Shqipëria përkatësisht me 246 dhe 134 milionë euro.

Gjykata Europiane e Auditorëve vërejti se, në rajon janë bërë reforma teknike dhe operacionale, por mungon vullneti politik dhe angazhimi për t’i zbatuar këto reforma. Mbështetja e BE-së ka qenë e pamjaftueshme të trajtojë problemet e vazhdueshme, në fusha të tilla si pavarësia e gjyqësorit përqendrimi i pushtetit, ndërhyrjet politike dhe korrupsioni, thonë auditorët.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë kandidate, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova janë kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Megjithatë, të gjithë ata vazhdojnë të përballen me probleme në lidhje me shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore. Për më shumë se dy dekada, BE-ja është përpjekur për t’i ndihmuar në zbatimin e agjendës së tyre reformuese, por situata nuk është përmirësuar, përkundrazi. Raporti publikoi një tabelë ku tregon cilësinë e indikatorëve të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor. Grafiku më poshtë tregon se Shqipëria ka cilësinë më të dobët të qeverisjes në Rajon dhe gjithashtu është e fundit në indeksin e zbatimit të ligjit.

Ndihma e BE-së u fokusua në dy drejtime, së pari mbështetje financiare (në shumë prej rreth 700 milionë euro ndërmjet 2014 dhe 2020) dhe së dyti, dialogu politik.Raporti i Auditorëve vërejti se BE-ja e ka shfrytëzuar shumë rrallë instrumentin e pezullimit të ndihmës në rastin kur përfituesit nuk respektuan parimet bazë të demokracisë, sundimit e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Auditorët vërejnë se mbështetja e BE për shoqërinë civile është e pamjaftueshme në plotësimin e nevojave të sektorit dhe kryesisht bazohet në projekte afatshkurtra.

Audituesit rekomanduan rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile dhe gazetarët në rajon, dhe gjithashtu te aplikohen kushte për disbursimin e fondeve për reformat ligjore.Shumë qeveri të BE-së e shohin vendosjen e standardeve të larta demokratike në Ballkanin Perëndimor si të rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e vetë bllokut, veçanërisht pasi të gjashtë vendet në rajon aspirojnë t’i bashkohen BE-së në të ardhmen. Përparimi modest i bërë gjatë 20 viteve të fundit kërcënon qëndrueshmërinë e përgjithshme të mbështetjes së BE-së të ofruar në procesin e anëtarësimit. Reformat e vazhdueshme humbasin besueshmërinë, nëse nuk japin rezultate të prekshme, vlerësuan auditorët.

Etiketa: BallkanBEsistemi i drejtesise

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Qentë e Policisë së Shtetit nxirren në shitje, ofertat nisin nga 8 mijë lekë

Qentë e Policisë së Shtetit nxirren në shitje, ofertat nisin nga 8 mijë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com