GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas

16:35 - 06/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht pritjes së ngrohtë që u është dhënë miliona refugjatëve nga Ukraina në Bashkimin Evropian që nga nisja e pushtimit rus, zyrtarët e BE-së thanë se ka frikë se kjo mbështetje mund të zbehet për shkak të ngadalësimit ekonomik, që veçmas prek familjet e varfra, dhe për shkak të ndikimit të propagandës ruse.

Komisionerja për Çështje të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson, theksoi se mbështetja për 4 milionë refugjatë ukrainas është e qëndrueshme, por ajo shtoi se në një raport të posaçëm, “ajo që ne e quajmë ‘lodhje e solidaritetit’ ka nisur të shfaqet në disa shtete anëtare”.

“Kriza e kostos së jetesës ka nisur të prekë familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta në shoqëritë që kanë pranuar refugjatët, ku propaganda ruse mund të jetë më e suksesshme”, tha në raport këshilltari i BE-së për Ukrainën, Lodewijk Asscher.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka “interes të madh që të ndikojë në opinionin publik lidhur me personat që janë larguar nga Ukraina. Diskursi për refugjatët mund të përdoret si armë për të krijuar ndarje brenda BE-së”, tha Asscher, duke shtuar se disa prej 27 shteteve anëtare të BE-së veçse po raportojnë për më shumë fushata dezinformuese për këtë çështje.

Për dallim nga hezitimi për të pranuar migrantët nga Mesdheu dhe zonat e luftës në Afrikë dhe Azi, refugjatët ukrainas janë mirëpritur në bllok që kur Rusia në shkurt të vitit të kaluar nisi luftën kundër Ukrainës, duke detyruar miliona persona të largohen në shtetet fqinje, sikurse Polonia, Sllovakia, Rumania dhe shtetet e tjera.

Komisionerja Johansson tha se kjo ishte lëvizja më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në BE aplikohet direktiva për mbrojtje të përkohshme që mundëson që ukrainasit të strehohen dhe të marrin ndihmë tjetër./REL

Etiketa: refugjatetRefugjatet ukrainasukraina

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
“Babo nuk foli, përtoi”, Gjekmarkaj ironizon ditëlindjen e PS: Unë jam lider historik, jo Nano

Gjekmarkaj: Të ndalim Lulin, qefliun e karrigeve. Ti rezistojmë asimilit nga Sali Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com