GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE pritet të shpallë ‘non-grata’ disa politikanë në Bosnje

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE pritet të shpallë ‘non-grata’ disa politikanë në Bosnje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania ka nisur një proces të diskutimit të sanksioneve për fajtorët kryesorë për krizën politike dhe të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në mbledhjen e ardhshme të ministrave të jashtëm të BE-së, që pritet të mbahet me 15 nëntor, do të diskutohet vendosja e sanksioneve dhe shpallja “non grata” e disa politikanëve, ku përfshihen dhe udhëheqës politikë të Bosnje Hercegovinës.

Ky diskutim i referohet në radhë të parë Milorad Dodik, por edhe të gjithë atyre individëve dhe kompanive që mbështesin financiarisht politikat destruktive. Në prag të largimit nga BeH, edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha dje se sanksionet janë në tryezë dhe se ato vlejnë për individët, por edhe për kompanitë.

Duke pasur parasysh retorikën dhe lëvizjet politike të Milorad Dodik, i cili, megjithë paralajmërimet amerikane dhe evropiane, vazhdon të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga institucionet e BiH, sanksionet janë gjithnjë e më të mundshme.

Një takim në nivel të ambasadorëve të BE-së është mbajtur dje në Bruksel. Për momentin nuk dihet nëse Gjermania ka propozuar sanksione specifike apo sapo ka nisur bisedimet për sanksione si opsion.Duke qenë se është e vështirë të pritet një konsensus i të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian, prej kohësh ka qenë opsioni më i mundshëm për shtetet që të vendosin sanksione individualisht.

Megjithatë, ka gjithnjë e më shumë gjasa që edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian mund të marrin këtë rrugë. Dhe pikërisht për këtë do të diskutohet këto ditë në Bruksel. Gjermania është ajo që ka nisur sot procesin dhe se çfarë konkluzionesh do të vijojnë duhet të jenë më të qarta në mesin e muajit, kur ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rrjedhimisht në BeH. Ajo që është e qartë është se çdo hap do të negociohet në detaje me Shtetet e Bashkuara.

Etiketa: BEBosnje dhe Hercegovinanon grata

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Drejtuesi i Instagramit nuk përdorte dot adresën e tij pasi ishte raportuar si i vdekur

Drejtuesi i Instagramit nuk përdorte dot adresën e tij pasi ishte raportuar si i vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal
Aktualitet

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete. Sipas informacioneve paraprake, katër makinat janë...

Lexo më shumë
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com