GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ja si duhet të veproni

10:16 - 03/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
BE thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ja si duhet të veproni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në mënyrë evropiane. Dhe të shmangin veprimet dhe retorikën që mund të nxisë tensione. Këto komente pasuan reagimin e zemëruar të Beogradit ndaj emërimit të ministrit të ri për komunitete në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiç. Një politikan i moderuar në vend të ish-ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten në mbrëmje reagoi me gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit Rashiç. Por edhe siç tha reagimit të butë të Bashkimit Evropian. Madje ai paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në takimin e bllokut me Ballkanin Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë.

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano tha të premten se Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të veprojnë në mënyrë evropiane.

“Nëse keni aspirata evropiane, silluni në mënyrë evropiane. Mënyra evropiane do të thotë të përmbaheni nga hapat e njëanshëm. Të përmbaheni nga hapat që rrisin konfrontimin. Që çojnë në përshkallëzim dhe të angazhoheni në gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë evropiane”, tha zoti Stano.

Presidenti serb tha të premten pas një takimi në Beograd me komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim Oliver Varhelyi se megjithatë do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në takimin e Tiranës Meqë Bashkimi Evropian e cilëson atë shumë të rëndësishëm në kuadrin e situatës globale. Ai megjithatë nënvizoi se do të nënshkruante çdo fjalë që ka thënë për kryeministrin e Kosovës dhe ministrin Rashiç.

“Ke të drejtë të fusësh kë të duash në qeveri. Më të këqijtë që mund t’i mendosh, mund t’i marrësh nga fundi i kazanit, edhe ashtu të tillë janë. Por pse po gënjeni se ata e përfaqësojnë popullin serb?”, tha presidenti serb.

“Unë mund të flas për qëndrimet dhe idetë. Mund të flas për pajtimet dhe mospajtimet e ndërsjella, por nuk mund të flasë për nivelin e edukatës së kreut shtetëror të fqinjit tonë veriorë”, tha ndërkaq të premten në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Emërimi i ministrit Rashiç u bë më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe. Dorëheqja pasoi mospajtimet e përfaqësuesve serbë në veriun e Kosovës me vendimin e qeverisë qendrore për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Bashkimi Evropian bëri thirrje që palët të diskutojnë kthimin e serbëve në institucione. Ndërsa theksoi se emërimet e ministrave duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Nga leximi paraprak i emërimit të djeshëm del se ai nuk i përmbushë kriteret kushtetuese. Por kjo është në dorën e Gjykatës Kushtetuese që ta përcaktojë”, tha zoti Stano.

Qeveria e Kosovës tha se vendimi është në pajtim me Kushtetutën e vendit dhe autoritetin e kryeministrit. I cili tha këtë javë se largimi i serbëve nga institucionet ishte vendim politik. Dhe se kthimi i tyre duhet të bëhet në rrugë ligjore.

Më 23 nëntor Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave. Që çoi në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës por jo edhe kthimin e punonjësve serb në institucione.

Bashkimi Evropian paralajmëroi bisedime të dendura ndërmjet palëve për një marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre. Në bazë të një plani që u bë i njohur si nisma franko-gjermane. Që ka edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Plani që nuk është bërë ende publik, parasheh një marrëveshje normalizimi. Që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi,. Por zotimin e palëve se nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

BE-ja tha me 23 nëntor se “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”. Zyrtarët thanë se kjo nënkupton edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Që është edhe cështja më e diskutueshme në bisedimet ndëmrjet palëve.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të enjten se Asociacioni “duhet të themelohet”. Dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize.

“Mendoj se Qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Evropë që sigurojnë të drejta për minoritetet”, tha zoti Escobar.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të premten se të drejtat e pakicave janë të rregulluara me një kapitull të veçantë në Kushtetutën e Kosovës. Se ata që janë të pakënaqur me Kushtetutën do të duhej ta kenë barrën e provës.  Dhe të argumentimit që të tregojnë se çka nuk është në rregull dhe çka nuk mjafton.

“Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe unë nuk kam përgjigje të re. Por natyrisht që në kapitullin e 4-të të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që e kanë prezantuar me datën 18 gusht në Bruksel.  Unë aty edhe kam thënë që do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe implementimin e tyre.

Por nuk mund të jetë ky kapitulli i parë. Dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje vetëm njëra më e rëndësishmja, më kryesorja dhe prioritare”, tha kryeministri Kurti./ VOA

Etiketa: KosovemarreveshjeSerbi

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Madhështore/ Shaqiri vendos rekord, lojtari i parë që…

Madhështore/ Shaqiri vendos rekord, lojtari i parë që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh....

Lexo më shumë
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26
Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

14:06 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com