GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE thirrje Kosovës për konsensus rreth reformave dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
BE thirrje Kosovës për konsensus rreth reformave dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarë të Bashkimit Evropian u bënë thirrje përfaqësuesve politik të Kosovës që të krijojnë një konsensus, i cili që do të mundësonte çuarjen përpara të reformave që lidhen me integrimet evropiane.

Këto thirrje ishin pjesë e një takimi dy ditorë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe institucioneve të Kosovës në kuadër të procesit të Stabilizim Asocimit, gjatë të cilit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, bisedimet Kosovë-Serbi, bashkëpunimin rajonal, energjinë dhe sundimin e ligjit.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se reformat e kërkuara duhet të mbështeten me një konsensus të gjerë në parlamentin e vendit.

“Në këtë kontekst, qeveria duhet të angazhohet me të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe opozitën, në mënyrë që të ndërtohet konsensus politik për vendimet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe fazën e dytë të agjendës së reformave të Bashkimit Evropian”, tha ai duke nënvizuar se një konsensus i tillë kërkohet edhe për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që janë kusht për integrimet evropiane.

“Vendosmëria dhe konsensusi i gjerë politik gjithashtu kërkohen për të bërë përparim në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian me Beogradin. Më lejoni të nënvizoj rëndësinë e angazhimit në mënyrë konstruktive për t’u përmbajtur nga retorika dhe shmangia e veprimeve të njëanshme, duke bërë përpjekje të mëtejshme thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara dhe për të kontribuar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje ndërkaq Bashkimit Evropian që të përmbushë zotimet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Është tejet e rëndësishme që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet përmes jush në Parlamentin Evropian por edhe në Këshillin e Bashkimit Evropian aty ku janë përfaqësues qeveritë tuaja. Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli është veprim i padrejtë dhe dritëshkurtër”, tha kryeministri Kurti.

Eurodeputeti, Romeo Franz që udhëhoqi takimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit tha se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një nga çështjet me përparësi të punës së tij.

“Ndoshta tani kemi mundësinë ta bëjmë, por kërkohet punë, ne do të negociojmë me Këshillin dhe ndoshta mund t’i bindim. Një nga punët më të rëndësishme është që t’i bindim shtetet që të heqin veton e tyre dhe jemi shumë të interesuar që Kosova të marr liberalizimin e vizave”, tha ai.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon që mbetet pa liberalizim të vizave dhe e fundit drejt integrimeve evropiane. Një nga kushtet kryesore drejt kësaj rruge mbetet arritja e një marrëveshjeje normalizimi me Serbinë, ndërsa Kosova përballet edhe me mosnjohjen nga pesë vende të bllokut./ Marrë nga VOA

Etiketa: BEkonsensusMarredhenietreformatSerbinethirrjeVOA

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
Shtyhet data për ndalimin e grumbullimeve, publikohet vendimi

Shtyhet data për ndalimin e grumbullimeve, publikohet vendimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar...

Lexo më shumë
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com