GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE: Zgjedhjet e së dielës në Kosovë, të administruara mirë dhe konkurruese

22:50 - 16/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Zgjedhjet e së dielës në Kosovë, të administruara mirë dhe konkurruese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, tha të martën se raundi i dytë i votimeve për kryetarët e komunave, që u mbajt të dielën, “ishte i administruar mirë dhe konkurrues”. Këto komente u bënë dy ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve që u ndoqën pos tjerësh nga disa dhjetëra vëzhgues të këtij misioni.

“Vëzhguesit e Bashkimit Evropian i kanë vlerësuar votimet dhe numërimin pozitivisht. Procesi i votimit është vlerësuar “shumë i mirë’ apo ‘i mirë’ në të gjitha vendvotimet e vizituara të 21 komunave që ishin në zgjedhje dhe po ashtu, numërimi është vlerësuar ‘i mirë’ dhe ‘shumë i mirë’ në të gjitha qendrat e votimit”, tha gjatë paraqitjes së vlerësimeve paraprake udhëheqësi i këtij misioni, Lukas Mandl.

Ai tha se fushata që u parapriu zgjedhjeve ishte e qetë, ndonëse toni i saj ishte më i ashpër se sa në raundin e parë. Ai numëroi disa nga shqetësimet e ngritura në kohën e fushatës.

“Kandidatët kanë bërë fushatë shumë më herët se sa fillimi zyrtar i saj. Kandidatët janë shoqëruar nga udhëheqësit e partive kryesore përfshirë edhe kryeministrin dhe ministrat e tij. Mes dy raundeve, qeveria shpalli një rritje të përkohshme të përfitimeve sociale, gjë që çoi në akuza të opozitës për blerje indirekte të votës”, tha ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve tha se edhe në këto zgjedhje ka munguar transparenca lidhur me financimin e fushatave të kandidatëve dhe kjo çështje duhet të trajtohet në të ardhmen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikoi të martën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale që u mbajtën më 17 tetor, ndërsa tha se është duke bërë përgatitje për fillimin e numërimit të votave të hedhura me kusht dhe të dërguara me postë. Këto vota nuk pritet të ndryshojnë rezultatet përfundimtare përveç të dy komuna; atë të Dragashit dhe Junikut.

Sipas rezultateve të të dyja raundeve të zgjedhjeve, Lista Serbe ka fituar dhjetë komuna, e pasuar nga Partia Demokratike me 9, Lidhja Demokratike shtatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë dhe lëvizja Vetëvendosje 4 komuna.

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, partitë opozitare shënuan rritje përballë lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, e cila pësoi një goditje duke humbur edhe Prishtinën dhe Prizrenin, dy komunat më të mëdha të Kosovës.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të martën se partia e tij është duke diskutuar çështjet që çuan në këto rezultate.

“Ajo që tashmë është e qartë dhe doli nga takimi i mbrëmshëm, që kishim, është se në subjektin tonë politik, i cili është rritur tejmase në 3-4 vjetët fundit, ka defekte strukturore dhe organizative. Nuk kemi struktura që i përgjigjen madhësisë dhe zgjedhjet e fundit të brendshme i kemi mbajtur në janar të vitit 2018. Kjo është një pjesë e shpjegimit për mungesën diku të funksionimit e diku të efikasitetit të strukturave tona, pra ka defekte të brendshme”, tha ai duke ritheksuar se një faktor tjetër ishte edhe bashkërendimi i partive tjera kundër lëvizjes Vetëvendosje, e cila 14 shkurt të këtij viti në zgjedhjet parlamentare, fitoi mbi 50 për qind të votave./ VOA

Etiketa: administrataBEkonkurrueseKosveZgjedhjet

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para

Holanda fiton në “frymën” e fundit, pret biletën për Katar, Haland jashtë Botërorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com