GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Becchetti konfiskon 20 milionë eurot e para nga Shqipëria

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Becchetti konfiskon 20 milionë eurot e para nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti, konfiskoi 20 milionë eurot e para nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Përkundër zotimeve publike të kryeministrit Edi Rama se Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, një gjykatë në Bruksel i ka dhënë të drejtë ish-pronarit të Agon Channel të konfiskojë të gjitha të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore.

Vendimi që mban datën 23 mars u publikua fillimisht në portalin Hashtag.al. Në të, gjykatësi Philip Badeux ka konkluduar se të ardhurat e Shqipërisë në Eurocontrol nuk gëzojnë imunitet duke i dhënë të drejtë Francesco Becchettit që t’i konfiskojë ato.

Tarifat e përdorimit të hapësirës ajrore paguhen nga shoqëritë e fluturimit dhe mblidhen nga Eurocontrol. Më pas, Eurocontrol i derdh ato në agjencitë ajrore të secilit shtet, në varësi të trafikut të fluturimit. Në rastin e Shqipërisë, paratë derdhen në llogarinë e Albcontrol dhe ato janë instrumenti i vetëm që financon këtë institucion.

Llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol është bllokuar nga biznesmeni italian që në datën 1 dhjetor të vitit 2020. Qeveria shqiptare e ankimoi bllokimin në gjykatën belge. Procesi zgjati më shumë se 15 muaj dhe në fund gjykata ka vendosur në favor të biznesmenit italian duke i dhënë atij të drejtë të konfiskojë paratë që mbahen të bllokuara që prej 1 dhjetorit të vitit 2020.

Ndonëse institucionet shtetërore kanë një heshtje hermetike në lidhje me këtë çështje, MCN publikon dokumentin zyrtar që tregon se për vitin 2021 Eurocontrol ka derdhur 18.7 milionë euro në llogarinë e bllokuar të Albcontrolit. Këto para se bashku me të ardhurat e tjera që janë derdhur për tre muajt e parë të këtij viti, tashmë janë konfiskuar nga biznesmeni italian. Pra minimalisht 20 milionë euro.

Por nuk mbaron me kaq. Vendimi i jep të drejtë biznesmenit italian që të vazhdojë të marrë paratë e Shqipërisë në Eurocontrol deri në kompensimin e plotë të shumës së dënimit, që tashmë së bashku me interesat ka arritur në mbi 125 milionë euro.

Kjo do të thotë se hapësira ajrore e Shqipërisë do të punojë vetëm për Francescho Becchetin, ndërsa qytetarët shqiptarë do të paguajnë nga taksat e tyre miliona euro të tjera për të financuar Albcontrolin dhe shërbimin e navigimit ajror në Shqipëri, pasi të ardhurat nga tarifa e hapësirës ajrore janë burimi i vetëm i financimit për Albcontrol.

Një haraç rreth 130 milionë euro, për të cilin qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë përgjegjësi, por që janë ata që do ta paguajnë. Sipas vendimit të gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, ky dënim ka tre shkaktarë kryesorë, duke filluar nga vetë kryeministri, sekretari i tij i përgjithshëm, Engjëll Agaçi, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Këta morën valët e një televizioni të dështuar nga një biznesmen kontrovers dhe lanë peng hapësirën ajrore të Shqipërisë./MCN TV

Etiketa: 20 milione euroBecchettiklodian tomorriShqiperia

Lajme të lidhura

Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë
Aktualitet

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh
Aktualitet

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Aktualitet

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26
Para
SPAK dhe Policia zbarkojnë në doganën e Vlorës, kontrolle kamionëve dhe automjeteve

SPAK dhe Policia zbarkojnë në doganën e Vlorës, kontrolle kamionëve dhe automjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!
Sport

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26

Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet nesër, më 13 nëntor, në stadiumin...

Lexo më shumë
U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

13:31 - 12/11/26
“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!

“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!

13:02 - 12/11/26
Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

12:44 - 12/11/26
Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

12:26 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com