GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beci i jep çelësat e bashkisë Nazërajt, rojës së miliona eurove që u vodhën në Rinas

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Beci i jep çelësat e bashkisë Nazërajt, rojës së miliona eurove që u vodhën në Rinas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Të ndajmë fondet me oligarkët”, ky mund të jetë slogani që motivon punën e kreut të Bashkisë Shkodër, Bebet Beci, në këtë fillim të vitit 2024. Ditën e djeshme (11 janar 2024) Beci ka firmosur aferën e parë për këtë vit. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i sigurisë në objekte”, që i është vënë në dispozicion fondi me vlerë 98 milionë lekë.

Siç e ka bërë zakon, edhe këtë kontratë Beci e ka skuqur me shkelje, për t’i hapur rrugë përfitimit personal nga fondi i prokuruar. Shkelja e parë në këtë tender lidhet me faktin se dyshohet që fituesi ishte i paracaktuar, duke qenë se asnjë kompani tjetër nuk u ofrua për të dhënë shërbim. Qenka mbaruar policët privatë, vetëm “Naseri 2000” u paraqit! Aq shumë tendera fiton “Naseri”, sa i bie të ketë më shumë policë se sa Policia e Shtetit dhe Ushtria bashkë.

Pra, “Nazeri 2000”  ka garuar me veten dhe Beci e ka shpallur fitues në një situatë anormale. Në fakt është mungesë konkurrence dhe abuzim i hapur me ligjin. Për këtë arsye ‘Open Data Albania’ i ka vendosur “Flamurin e kuq”, që alarmon për riskun e korrupsionit.

Ndërkohë të tjera dyshime mbi abuzimin e tenderit në fjalë lidhet me faktin se kompania “Nazeri 2000” ka dhënë një ofertë afro sa 99% e fondit limit. Dukshëm Benet Beci nuk ka bërë asnjë përpjekje për të marrë një ofertë më të ulët për të kursyer sadopak nga taksat e qytetarëve shkodranë. Megjithatë, ky ka qenë plani i tij fillestar të kënaqë një bashkëpunëtorë të denjë për tenderë abuzivë. Theksojmë se 98 milionë lekë po shpenzohen për ruajtjen me kamera sigurie.

Ndërkaq, ne kemi edhe një pyetje tjetër: Si mund t’i lihet siguria e institucioneve në dorë të një firme, të cilës i janë vjedhur disa herë paratë që duhej t’i transportonte. Dhe kjo ka ndodhur brenda Aeroportit të Rinasit.

Ja po ua risjellim pak në vëmendje datën 9 prill të vitit 2019,  kur kompania në fjalë ishte përgjegjëse për sigurinë e ngarkesës në aeroportit “Nënë Tereza”. Pasditen e 9 prillit, kompania po transportonte afro 10 milionë euro, kur në ato momente shfaqet brenda rrethimit Admir Murataj me bandën e tij. Të maskuar, më një furgon të “Tatimeve” dhe të armatosur. Murataj me shokë arritën të vjedhin të gjitha thasët me para të cilat kompania do t’i transportonte në një bank të nivelit të dytë.

Po ashtu në vitin 2016, po në Aeroportin e Rinasit u grabitën rreth 1-2 milionë euro. Kompania që kishte në ruajtje këtë shumë, ishte pikërisht “Nazeri 2000”, të cilën këtë herë e grabitën disa persona që u afruan me një ‘Benz-250’ ngjyrë vishnje. Dy ngjarje tepër të rënda për të cilat kompania duhet të hetohej dhe të ndëshkohej. Mirëpo “Nazeri 2000” sot ka partnerë kryebashkiakët socialistë që u zhvatin xhepat qytetarëve.

Kontrata që vazhdon…

Ky në fakt nuk meriton të quhet tender, por vazhdim i kontratës që kishte Durim Nazëraj me Bardh Spahinë, kryebashkiakun demokrat. Në 5 janar 2023, Spahia i kishte dhënë 86 milionë lekë kësaj kompanie që të ruante bashkinë e Shkodrës. Tani shfaqet Beci me këtë tender që është “copy paste” me atë të vitit të kaluar, vetëm se i ka vënë sipër edhe 12 milionë lekë shtesë kontratës.

Sigurisht që këto janë fakte të cilat Beci duhet t’i marrë parasysh në momentin që mendon të firmos një kontratë me operatorët privatë, sepse vihen në lojë taksat e qytetarëve. Por, Beci nuk i ndahet rrugës së korrupsionit derisa të përfundojë në SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet becinazerired flagShkodërtender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
EMRI/ Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Kadastrës së Sarandës

EMRI/ Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Kadastrës së Sarandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)
Breaking Views

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

21:14 - 20/10/26

Një episod i dyshimtë është regjistruar gjatë zhvillimeve të mbrëmjes pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku një grup prej rreth 15...

Lexo më shumë
Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26
Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

21:00 - 20/10/26
Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

20:59 - 20/10/26
Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

20:51 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com