GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beci nxjerr para edhe nga të vdekurit, jep pa garë 400 milionë lekë për pastrimin e varrezave

12:47 - 11/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Beci nxjerr para edhe nga të vdekurit, jep pa garë 400 milionë lekë për pastrimin e varrezave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka futur në axhendën e tenderave edhe “shtëpinë” e të vdekurve. Pavarësisht se çfarë ‘kujdesi’ do të paguajë bashkia, e dimë që çdo varrezë publike ka një rojë, ca punishte mermeri që marrin porosi nga familjarët e të ndjerëve dhe pak lule që zakonisht i sjellin familjarët.

Sikur t’u kishte dhënë 400 milionë lekë familjeve në nevojë, Benet Beci do ta kishte treguar vetën socialist dhe kaluar humanistit. Në fakt, kryetari kujdeset për lekun, jo për njerëzit.

Tenderi me numër refene REF-02268-04-22-2024 ka si objekt “Shërbim i mirëmbajtjes së Varrezave Publike dhe të Dëshmorëve” e ka fondin limit në vlerën gati 400 milionë lekëve (pa TVSH). Deri më datë 8 maj kur ishte lënë afati i fundit për dorëzimin e ofertave dhe mbajtjen kishte paraqitur ofertë vetëm firma BASHKIM VLLAZNIM sh.pk, në  pronësi të Agim Tahirit.

I gjendur në kushte ku ka mungesë konkurrence Beci nuk duhej të nxitonte, por duhej  të anulonte tenderin. Ky rregull mund të sjellë konkurrencë, oferta të përshtatshme dhe kursimin e fondit.

Pa e zgjatur shumë, më datë 10 prill 2024, Beci i ka vënë në tavolinë Tahirit kontratën e tenderit 400 milionë lekë, duke na treguar që as nuk e ka shqyrtuar ofertën e tij. Në këtë konkluzion dalim pasi shohim se oferta e kësaj firme është sa 100% e fondit limit!

Edhe këtu është shkelur një tjetër rregull i prokurimeve publike. Këto dy shkelje, Beci tashmë i ka kthyer në metodë pune, që vënë në risk buxhetin e shtetit dhe krijojnë hapësirë për abuzim me fondet.

Open Data Albania e cilëson alarmuese shkeljen e rregullave të prokurimeve, pasi kështu vidhen taksat e qytetarëve. Dhe ky keqmenaxhim i parasë publike shoqërohet nga bashkitë me ankesa se nuk shlyejnë dot detyrimet e prapambetura.

Ndërkohë, edhe kjo kontratë e kryetarit Beci “ka fituar” shenjën ‘Red Flag’ që tregon riskun e korrupsionit

Ndërkaq në duam të theksojmë se Tahiri do të paguhet 400 milionë lekë vetëm për të pastruar shkurret në këto parcela ku ndodhen varrezat. Kur siç e theksuam në fillim është një punë që të gjithë familjarët kur vizitojnë varret e të afërmeve që nuk jetojnë më, iu pastrojnë edhe atë pjesë të parcelës.

Në këtë rast, kryetari Benet Beci na ka demonstruar se nuk ka frikë nga SPAK-u as në Zoti, duke bërë korrupsion edhe me paratë e varrezave.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: benet becimirmebatjetedner pa garevaret

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Ilir Meta për pr.ligjit për shëndetin riprodhues: Vajzat do të përdoren si rezerva për të prodhuar bebe me para

Ilir Meta për pr.ligjit për shëndetin riprodhues: Vajzat do të përdoren si rezerva për të prodhuar bebe me para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com