GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beci shpenzon 900 MLN lekë për pastrimin e 3 fshatrave

15:31 - 10/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Beci shpenzon 900 MLN lekë për pastrimin e 3 fshatrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kryeministri Rama i la porosi Benet Becit “të mbajë pastër qytetin”, paska qenë mesazh i koduar: bej ca lekë me “tenderët e pastrimit” si shpërblim për fitoren në bashkinë e Shkodrës.

Kështu, Beci po i bie me top fondeve të taksapaguesve shkodranë. Këtë herë Beci ka menduar të pastrojë zonën Lindore të Shkodrës, e cila përmbledh Njësitë Administrative Rrethina, Gur i Zi, Postribe, dhe
Shalë, zona turistike e Thethit. Mos u banisni, vetëm për pastrimin e këtyre zonave Bashkia Shkodër do të shpenzojë 900 milionë lekë! Në fakt me kaq shumë para, bashkia do të kishte mbajtur pastër të gjithë qytetin.

 

Përfituesit

Tenderi është i qendisur që ta marrin dhuratë tre kompani të privilegjuara dhe të paracaktuara nga kryebashkiaku. Dokumenti i tenderit tregon se  ishin paraqitur vetëm dy oferta, nga bashkimi i operatorëve KARL GEGA KONSTRUKSION”sh.p.k, ALB–KONSTRUKSION”sh.p.k  dhe “COGREN ” sh.p.k, si dhe nga kompania Alko Impex Construction sh.p.k në pronësi të Arbër Abazit. Nipi i ish-deputetit Sadri Abazi është paraqitur në këtë rast vetëm për fasadë. Që të mos quhej tenderi pa konkurrencë, Abazi është paraqitur në këtë “garë” dhe ka dhënë ofertë më tepër se sa fondi limit.

Kështu, tenderi 900 milionë lekë ka kaluar pa garë reale tek kompanitë e mësipërme. Firmat KONSTRUKSION”sh.p.k, e cila është edhe përfaqësuesja ligjore e tyre, është në pronësi të Shkëlqim Rakipajt dhe Hasan Hafizit, të cilët i kanë ndarë aksionet e me dy të tjerë për të fshehur lidhjet me abuzimet. Ata janë edhe pronarë të firmës “ALBAVIA” SHPK.

Me të dyja këto firma ato përfitojnë shpesh kontrata të tenderuara në mënyrë abuzive, sepse njëri është kushëriri i Arben Krajës, ish-drejtuesi i SPAK, plus është edhe burri i ish-deputetes “rilindëse” Mimoza Hafizi.

Miqtë në bashki

Ndërkohë, firma tjetër ALB–KONSTRUKSION është në pronësi të Ejell Radohinës i cili prej vitesh fiton tendera korruptivë nga Bashkia Shkodër, sepse është babai i një këshilltareje të Bashkisë Shkodër të quajtur Griselda Radohina.

Miq po kaq të fortë ka edhe firma “COGREN ” sh.p.k, e cila gjithashtu numëron një listë të gjatë projektesh të fituara në mënyrë jo të rregullt, por me vlera të larta. Për vite me radhë, si nëna e juristit të Bashkisë së Himarës kishte fituar dhjetëra tenderë në këtë institucion.

Konkretisht, Elton Rondo, ka punuar në këtë institucion 7 vite. Dhe, gjatë kësaj kohe, nëna e tij, Fotina Rondo, e cila ka në pronësi disa firma ndërtimi, ka fituar plot 13 tenderë nga kjo bashki! Tani ajo po i shtrin tentakulat edhe nëpër bashki të tjera.

Si e llogariti Beci shumën 900 milionë lekë?

Nëse do të shkojë KLSH për të audituar këtë tender do të zbuloj menjeherë se fondi limit i caktuar është llogaritur fiktivisht. Së pari, marifeti qendron tek bashkimi i tri zonave që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Njëra është Thethi që është e kalueshme vetëm në verë, por është futur pa u ndarë në lote, që të shtohen kilometrat e pëshkruar nga makinat që do të transportojnë plehrat. Përveç kësaj, në Theth dhe Shalë nuk do të ketë punë gjatë gjithë vitit për shkak se terreni mbulohet nga bora, ndërsa në preventiv llogaritet një makinë të kalojë çdo ditë. Nga ana tjetër, preventivi bazohet në sasinë e plehrave që krijon një person (0.4 kg në ditë). Kjo sërish varet nga fakti se sa njerëz kanë mbetur në këto fshatra për shkak të zhvendosjes dhe emigracionit.

Por nuk ka të mbaruar zullumi i Becit. Në këto 900 milionë lekë që po u dhuron këtyre tri kompanive, nuk janë futur kazanët. Pra, firmat fituese nuk do të blejnë kosha të rinj, por do të përdorin ato që ka bashkia ( nëse ekzistojnë) që janë në letra 220 copë.

Nuk mjafton që tri kompanitë marrin kaq shumë lekë për asgjë, por në dokumentet e tenderit u vihet si “kusht” të punësojnë për këtë kontratë vetëm 13 punonjës sezonalë. Këta do të përdorin gjithsej 2 makina të vjetra plehrash (të vitit 2008).

Një pikë tjetër, që e shton fondin limit dhuruar këtyre tri kompanive, është edhe çmimi i depozitimit në landfill.

Mbetjet urbane do të depozitohen për trajtimin përfundimtar në landfill-in e Bushatit. Ky është përcaktuar nga Qeveria Shqiptare si destinacioni për trajtimin përfundimtar të mbetjeve urbane për të gjithë rajonin e veriut, qarqet Shkodër & Lezhë.

Por sipas bashkisë Shkodër, “Në preventiv zëri depozitim i mbetjeve në lendfillin e Bushatit është i ndarë në dy kategori buxhetore, ai me çmimin e vjetër dhe diferencën e çmimit të rritur nga lendfilli i Bushatit, për të cilën Bashkia Shkodër ka hapur një proces gjyqësor”.

Siç duket puna, deri në fund të mandatit, Beci me këto tenderë të korruptuar, do ta fusë Shkodrën në borxhe.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet beciShkodërtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Në cilin shtet do shpërthejë lufta e rradhës? Parashikimi i djalit të Trump

Në cilin shtet do shpërthejë lufta e rradhës? Parashikimi i djalit të Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com