GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Befason Guardiola: City është klubi i fundit që drejtoj

10:24 - 11/12/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Guardiola i zhgënjyer me fitoren 7-0, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pep Guardiola ka konfirmuar se Mançester Siti do të jetë puna e fundit e tij në një klub si trajner. Guardiola ka shijuar tetë vite e gjysmë të shkëlqyera në “Etihad”, duke e udhëhequr Sitin drejt gjashtë titujve të Premier Ligës dhe shumë trofeve të tjerë.

Katalanasi është aktualisht në mes të periudhës së tij më të vështirë të karrierës, me Sitin që ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Sidoqoftë, ai nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2027 muajin e kaluar, e cila do ta dërgojë në një dekadë qëndrimin e tij me kampionët e Premier Ligës. Dhe, duke folur në një intervistë me shefin spanjoll të kuzhinës, Dani Garsia, Guardiola bëri një zbulim të madh për të ardhmen e tij dhe tha se nuk do të drejtojë asnjë ekip tjetër në të ardhmen pasi të largohet nga Siti. “Unë nuk do të drejtoj një ekip tjetër,” tha ai.

“Nuk po flas për të ardhmen afatgjatë, por ajo që nuk do të bëj është të largohem nga Siti, të shkoj në një vend tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë si tani. Nuk do të kisha energji… Mendimi për të filluar diku tjetër, i gjithë procesi i stërvitjes e kështu me radhë… Jo, jo, jo! Ndoshta një ekip kombëtar, por kjo është ndryshe. Unë duhet të ndaloj, si këta kuzhinierë që shkojnë në vende të tjera. Të ndalem dhe të shoh se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të bëjmë më mirë dhe kur je i zënë gjithë ditën, ditë pas dite, nuk ke kohë për ta bërë këtë. Dua ta lë këtë dhe të shkoj të luaj golf, por nuk mundem. Mendoj se ndalimi do të më bënte mirë”.

53-vjeçari tregoi gjithashtu se çfarë ka ndërmend të bëjë pasi të lërë këtë profesion.

“Unë jam ende i ri dhe kur të ndalem, ka disa gjëra që dua të bëj. Një prej tyre është të mësoj frëngjisht, t’i kushtoj kohën time të lirë vetes në mënyrë që të luaj golf dhe më pas të filloj të mësoj se si të gatuaj gjëra të thjeshta. Një nga terapitë më të mira që kam është kur janë turnetë kryesore të golfit dhe nga e enjtja në të diel unë përgatis ndeshjet e mia në shtëpi ose këtu në ‘Tast’ (restoranti spanjoll që zotëron Pep në Mançester). Unë shoh rivalin tonë dhe pamjet, por gjithmonë me golfin në sfond”.

Juventusi

Sfida e radhës është Juventusi sot në Torino, për të cilët ai flet me superlativa:

“Ne luajmë në Torino kundër skuadrës më të rëndësishme në Itali, bashkë me Milanin dhe Interin. Por sa i përket Serisë A, është skuadra që ka fituar më shumë. Është një stadium i bukur, por ne do të përpiqemi që të marrim një rezultat të mirë. Doktorët dhe fizioterapistët kanë një punë të pabesueshme këtë sezon, ashtu siç nuk kam parë kurrë më parë, por e vërteta është se ne kemi pak lojtarë për të bërë rrotacion në këtë periudhë”.

Etiketa: Manchester Citypep guardiola

Lajme të lidhura

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit
Breaking Views

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26
Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës
Breaking Views

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

19:04 - 20/02/26
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës
Sport

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

14:09 - 20/02/26
Para
E rëndë në Korçë, i mituri tenton t’i japë fund jetës

E rëndë në Korçë, i mituri tenton t’i japë fund jetës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com